E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia kërkon një 1990 tjetër, ndryshe

Ndryshe nga realiteti rozë që prezantojnë shpesh disa politikanë sipas interesave politike të momentit, shqiptarët, edhe pse kanë kaluar 20 vite në demokraci, edhe pse fati u ka dhuruar një vend me resurse të jashtëzakonshme, akoma nuk kanë siguruar nevojat më jetike si, drita, ujë e punësim.

Konkretisht: 1- Shqiptarët akoma nuk kanë siguruar votën e tyre, e cila vazhdon t’i manipulohet si në regjimin e parë. 2 – Shqiptarët, dhe pas 20 viteve, akoma nuk lëvizin të lirë as në vendet e rajonit, njëlloj si në regjimin e parë. 3 – Shqiptarët, dhe pas 20 viteve, akoma nuk kanë fituar dhe nuk u njihet prona private, njëlloj si në komunizëm. 4 – Shqiptarët akoma nuk gëzojne barazi para ligjit, sipas Kushtetutëssë Shqipërisë. 5 – Shqiptarët, dhe pas 20 viteve, akoma drejtohen nga individë, pjellë e regjimit komunist.

6 – Shqiptarët akoma dhe pas 20 viteve, nuk janë regjistruar me korrektësi dhe nuk kanë një dokument identifikimi sipas standardeve.

Sigurisht, këto të drejta që u mohohen shqiptarëve të thjeshtë, i kanë të siguruara vetëm politikanët shqiptarë. Ka një rrugë të vetme shpëtimi e referimi, që shqiptarët e mësuan qysh në vitin 1990.

Së pari- Pluralizëm politik real. Së dyti- Të organizohen zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare e vendore, sipas Kodit të ri Zgjedhor, të miratuar me referendum popullor. Së treti- Të kryhet një reformë serioze në drejtësi me asistencë ndërkombëtare. Së katërti- Të sekuestrohen të gjitha pasuritë e patundshme, të paligjshme e të gjithë politikanëve të tranzicionit dhe nëpunësve të lartë të shtetit, pas 1990-s, dhe vlera e siguruar prej tyre, të përdoret për shtresat e pambrojtura dhe në nevojë.

Politika e pas 90-s ,vazhdimisht e me tepri i ka premtuarpopullit një jetë më të mirë dhe integrim në BE. Por e kundërta ka ndodhur. Protagonistët e politikës, edhe pse kanë dështuar në reformat e kryera, jo vetëm vijojnë të drejtojnë jetën politike, sociale, ekonomike në vend, por edhe janë rrezik potencial për zhvillimet demokratike. Duhet t’ia besojmë të ardhmen vetëm rinisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›