E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokracia nuk funksionon dot pa gjysmën e këtij koncepti

Të mos votosh si shenjë proteste e gjendjes aktuale apo e punës së qeverisë aktuale është absurde, është si të jesh në një anije që lundron kuturu dhe çdo katër vjet që ke opsionin për të zgjedhur cili do jetë kapiteni, te abstenosh nga inati, d.m.th. ta lësh destinacionin tënd në dorë të fatit. A nuk është më mirë që dhe ti të kesh një input në këtë destinacion, sesa ta lësh destinacionin tënd thjesht bazuar në vendimet e të tjerëve? Për më tepër, mendoj, vota duhet parë dhe si detyrë qytetare. Demokracia nuk funksionon dot pa gjysmën e këtij koncepti, demos-in, pa pjesëmarrjen e popullit pra, në këtë proces. Nëse askush nuk do të votonte, thjesht nuk do quhej më demokraci. Pa përmendur pastaj faktin që, sado i rëndomtë të duket procesi i votimit, ai është privilegj gjithashtu. Ne mjafton të kthejmë kokën 2 dekada më parë dhe të kujtojmë kohën kur nuk kishim të drejtë të votonim (përsa vota jonë nuk ndryshonte gjë, pasi qeveritarët përcaktoheshin nga qeveria dhe jo nga populli, ishte njësoj si të mos votoje fare).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›