Treshja që mund të jetë portreti i ri i PD-së në zgjedhjet e ardhshme
Edhe pse Pollo është tashmë një i dorëzuar në dorë të Berishës, ka ende në opinion portretin e oponentit të tij dhe kjo i bën atij mirë për të qenë numri dy i partisë. I përforcuar nga Basha dhe Bregu, ata mund të formojnë realisht një lidership formalisht të ri të PD-së. Me gjithë problemin që zoti Basha ka me drejtësinë rreth rrugës Durrës - Kukës, rruga më e mirë e mundshme e Berishës për ta mbrojtur politikisht është ta bëjë atë një nga tri figurat kryesore poshtë tij në PD. Në këtë mënyrë, rikthimi i Pollos do të ripozicionojë shumë grupe minore brenda PD-së, të cilat janë konservuar për shkak të ligjit elektoral. Ata që në opinion quhen mbështetës të Berishës, në të vërtetë janë jashtë listës së tij për lidership, por do të jenë thjesht deputetë. Ata që quhen mbështetës të Topit, natyrisht, nuk do të përfshihen as në listat për deputetë. Një treshe e re në krye të PD-së, që të jenë njerëz të dorëzuar në dorë të Berishës, është e vetmja mënyrë për përmirësimin formal të portretit të PD-së para zgjedhjeve. Basha, me dosjen e rrugës Durrës-Kukës dhe biznese me familjen, dhe Pollo me dosjen e plangprishësit dhjetëvjeçar, mund të jenë portreti i ri i PD-së në zgjedhjet e ardhshme.