"Si ka mundësi të kemi emergjencë për energji bërthamore?"
Sa herë flitet për hapje centralesh nukleare, habitem me mendjelehtësinë me të cilën trajtohet kjo temë nga vendimmarrësit në Shqipëri. Unë jetoj në Australi prej vitesh dhe kur lexoj në “Shekulli” on-line për plane bërthamore në Tiranë, mendoj: Si ka mundësi që, gjithë kjo Australi, nuk ka nevojë për enegjin bërthamore, kurse Shqipëria e vogël ka? Australia nuk prodhon energji bërthamore. Planet për të shqyrtuar, nëse vendi ka nevojë për të zhvilluar energji bërthamorem u lanë pas dore kur Kevin Rudd, që ishte kundër idesë, u zgjodh kryeministër i vendit, në vitin 2007. Pastaj, mos harrojmë Cernobililin. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. E megjithatë, reaktorët bërthamorë prodhonin në 2005-ën vetëm rreth 6% të energjisë që konsumohej. Çfarë do të zgjidhë Shqipëria me bërthamoret? Apo do plotësojë ndonjë hall të Berluskonit?