E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia testoi një raketë ndërkontinentale

Rusia tha se e ka "testuar me sukses” një raketë të re ndërkontinentale.

Koloneli Vadim Koval, i Forcave Strategjike të Rusisë, iu tha gazetarëve në Moskë se raketa e re ndërkontinentale është lansuar nga Plesetski, në veriperëndim të Rusisë dhe e ka arritur cakun në lindje të gadishullit të Kamchatkas.

Koval tha se raketa është zhvilluar krahas sistemit të mbrojtjes kundër-raketore, që synon forcimin e kapaciteteve luftarake të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›