E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra/Tmerri që u vjen punistëve, po të mendojnë se Aldo Bare di edhe të flasë

Ekstradimi i Aldo Bares eshte nje prej sukseseve te radhes se Policise se Shtetit. Ekstradimi i tij ka nje rendesi te jashtezakonshme edhe per faktin se behet fjale per venien perpara drejtesise shqipetare te kreut te organizates me famëkeqe te vendit tone, te nje prej organizatave te lidhur kaq pazgjidhshmerisht te krimit me politiken, te suportit te ndersjellte te njëri-tjetrit dhe te goditjes pa hezitim te shtetit ne te gjitha rastet kur ajo prekej.
Por ekstradimi i Aldo Bares eshte nje ogur i zi per Edi Ramen, Erjon Braçen, Arta Daden, B.K. etj., etj. elemente brenda Partise Socialiste, te lidhur pazgjidhshmerisht me kete bande kriminale per interesat e tyre personale, por edhe jo vetem. Ne kohen e tyre, te sundimit te Partise Socialiste, Aldo Bare vepronte si ne shtepine e vet, vriste, priste, torturonte, masakronte e grabiste, por njeherazi dhe ndihmonte ekonomikisht Partine qe e lejonte te vepronte kaq lirisht. Periudha e fushatave elektorale, ishte njeherazi edhe periudha e “korrje-shirjes” nga ana e bandes se Aldo Bares, e cila aktivizohej me teper se kurre per sigurimin e te hollave, te cilat nëse do te flase Aldo Bare, do te tregoje edhe te gjitha rastet kur B.K. vinte e merrte thasët me te holla per llogari te Partise se tij. Nëse do te flase Aldo Bare, do te dalin qarte gjithe poseduesit, ose me sakte, grabitesit e Karavastase dhe te gjithe bregut deri ne kufi me Durresin, breg i cili ishte vene ne pronesi te disa drejtuesve te PS-se dhe ruhej e administrohej nga Aldo Bare e banda e tij. Nëse do te flase Aldo Bare, do te dalin qarte se lidhja e tij me kete force politike ne pushtet ishte aq e pazgjidhshme dhe influente saqë vetëm me një telefonate te Aldo Bares, funksionare te larte te policise, apo drejtesise qe atij e bandes se tij i krijonin telashe (sigurisht per shkak te detyres), shkarkoheshin nga detyra e largoheshin nga Lushnja e Fieri, brenda dites. Kjo bande e eger kriminale qe vriste e priste ne mes te dites, kishte kurajo te jashtezakonshme te godiste edhe vete shtetin. Jane disa prej oficereve te ndershem te policise qe jane vrare per shkak te detyres nga ana e ksaj bande e cila keto veprime i kryente hapur e ne mes te dites me nje kurajo te jashtezakonshme qe i buronte nga fakti se gezonte mbrojtjen e elementeve te caktuar ne krye te atij shteti. Ndoshta një e mirë e vetme e jetës së Aldo Bares, do të ishte qe ai te pranonte te bashkepunonte me drejtesine, sepse vetem kjo do ta ndihmoje qe ta binde (drejtesine) me fakte konkrete qe nje pjese te krimeve, vertete i ka kryer ai, por porositesi ishte dikush tjeter, vertete vidhte e grabiste, por jo te gjitha keto i kryente per vehte, vertete rrembente prona e troje, por jo te gjitha keto i mbante per vehte, e ne se do ti kallzoje ne detaje te gjitha keto, do ta lehtesonte mjaft vehten dhe bashkepunetoret e bandes se tij.
Por nëse Aldo Bare do te rrefehej plotesisht, me ne fund do ti kryente edhe sherbimin e fundit Partise Socialiste, duke e ndihmuar ate per ta shkeputur nga elementet me predispozicion kriminal qe lidhen me kete Parti e kane vetem per aferat e tyre dhe krijimin e lehtesira per kryerjen e veprimeve antiligjore. Por vënia e ketij elementi kriminal perpara drejtesise shqipetare, njehrazi eshte edhe nje test per kete te fundit e vecanerisht Prokurorine Shqipetare e cila sot me teper se kurre ne kete proces kerkohet te bashkerendoje, kurajon, ndershmerine, profesionalizmin dhe mbi te gjitha paanshmerine politike.

 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›