“Demokristianët do të intensifikojnë punën përkrah PD-së”
Kreu i PDK-së Anton Gurakuqi mbledh krerët e degëve lokale si dhe anëtarë të forumeve të larta drejtuese
TIRANE - Partia Demokristiane organizoi dje një takim me kryetarë të degëve të PDK në rrethe, si dhe anëtarë të forumeve më të larta drejtuese të partisë. Në fjalën e tij kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi deklaroi se kur ka mbetur pak më shumë se tre muaj nga data e zgjedhjeve parlamentare, PDK, duhet të intensifikojë punën dhe veprimtarinë në funksion jo vetëm të dyfishimit të rezultatit të arritur në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, por edhe për sa i takon maksimalizimit të fitores së koalicionit të qendrës së djathtë të drejtuar nga Partia Demokratike.
Ai vuri në dukje problemet shoqëruese të PDK-së, të cilat siç theksoi kreu i PDK-së Gurakuqi, janë shkaktuar nga Ndotjet politike (Nard Ndoka dhe ish-përfaqësuesit e PDK), të cilët me çdo formë dhe mënyrë janë përpjekur të nëpërkëmbin dhe keqpërdorin vlerat demokristiane.
Kreu i demokristianëve reagoi kundër të ashtuquajturit koalicioni “Poli i Lirisë”, duke theksuar se çdo votë për të, është një votë për të çuar në parlament njerëzit pa dinjitet, pa vlera, pa moral.