E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata PE Asnje justifikim per dhunen

Buzek Vendi ne rruge qorre lideret politike te jene te pergjegjshem. Kukan Politika te jete e matur zgjidhni me dialog situaten

Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek e cilesoi dje dhunen e perdorur ne demonstraten e opozites si te pajustifikueshme. Duke shprehur keqardhjen per jetet e humbura kreu i PE-se deklaroi se palet politike duhet te tregojne maturi.

Ne emer te Parlamentit Evropian do te doja te shprehja keqardhjen time te thelle ne humbjen e jeteve ne Tirane dhe te beje thirrje per qetesi dhe maturi nga te gjitha anet. Dhuna dhe perdorimi i tepruar i forces nuk mund te justifikohet - tha Buzek ne deklaraten e tij. Kreu i PE-se tha se ndjehet i zhgenjyer qe kriza politike ne vend nuk u zgjidh per me shume sesa nje vit. Eumlshte shume zhgenjyes fakti se kriza politike nuk ka qene e mundur te zgjidhet per me shume se nje vit e gjysme qysh ne qershor te vitit 2009 pas zgjedhjeve parlamentare - nenvizoi Buzek.

Ai u shpreh se kjo situate e ka futur Shqiperine ne nje rruge qorre por edhe ka ngadalesuar miratimin e nevojshme reformave dhe per fat te keq eshte bere nje pengese e vertete ne rrugen evropiane te integrimit te vendit - u shpreh Buzek.

Ai theksoi se humbja e jeteve te pafajshme dje ne Tirane duhet te sherbeje per te reflektuar nga ana e klases politike. Humbja fatkeqe e jeteve te pafajshme ne Tirane duhet te jete nje thirrje zgjimi per te gjitha partite politike shqiptare dhe drejtuesit e tyre qe te behen pergjegjshem dhe per te kapercyer bllokimin politik me mjete paqesore dhe kushtetuese dhe te punojne per integrimin e vendit - thuhet ne deklaraten e Presidentit te Parlamentit Evropian Jerzy Buzek.

Kukan thirrje politikes Uluni ne bisedime

Pas degjenerimit te demonstrates se djeshme ne akte dhune ku u shenuan edhe vrasja e tre demonstruesve me arme zjarri reagoi dje edhe Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per vendet e Evropes Juglindore Eduard Kukan. Ai beri thirrje mazhorances dhe opozites shqiptare te gjejne gjuhen e perbashket te kompromisit e te distancohen nga aktet e dhunes. Denoj me force dhunen qe u ushtrua ne Tirane gjate demonstrates se thirrur nga opozita dhe qe I kushtoi jeten disa qytetareve te pafajshem - theksoi ne nje deklarate per shtyp zoti Kukan.

Ai u beri thirrje politikaneve te te dyja paleve qe te perdorin autoritetin e tyre per te ulur tensione politike dhe te mos cytin pershkallezimin e dhunes ne vend por te gjejne menyren per te arritur nje zgjidhje per ti dhene fund ngercit te tejzgjatur politik.

Ne kete moment kritik politikanet duhet te tregojne pjekuri dhe te gjejne kompromis brenda institucioneve demokratike pasi sikunder paralajmeroi eurodeputeti Kukan ngerci i pazgjidhur politik prej zgjedhjeve te 28 qershorit te 2009-s po demton Shqiperine ne progresin e saj drejt integrimit evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›