E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Rama tentoi 97-n te vihet para ligjit

Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi akuzoi dje kreun e opozites Edi Rama se po kercenon Shqiperine me skenarin e vitit lsquo97. Duke e cilesuar si nje akt rrugacerie per ate cfare ndodhi ne bulevardin Deshmoret e Kombit Olldashi tha se Rama mbetet si nje qen i terbuar. Ne kete kontest Olldashi hodhi thirrje dhe akuza te ndersjella pas deklaratave te kreut te opozites Edi Rama. Ne presim venien perpara ligjit te Edi Rames dhe eksponenteve te tjere qe sulmuan dje me molotove thirrjesh per gjak institucionet e shtetit. Ne presim sot qe institucionet e drejtesise te vene perpara drejtesise ata qe kerkojne publikisht vrasjen e mijera njerezve ne emer te pushtetit te tyre - deklaroi ministri i Transporteve. Sipas tij pak ore pas ngjarjeve te djeshme eshte bere edhe me e qarte se sulmi i pardjeshem mbi institucionet e shtetit eshte shfaqja ne syte e te gjitheve e Edi Rames si qen i terbuar ne kerkim te karriges se Kryeministrit. Ne vijim te akuzave te tij ministri Olldashi theksoi Eumlshte qartesisht e dukshme ne syte e te gjitheve se ajo qe ndodhi dje ishte sulmi i rrugacerise dhe i rrugaceve politike mbi vlerat e ndertuara ne kete vend me 20 vjet sakrifica te te gjitheve. Sikunder edhe perfaqesuesit e tjere te mazhorances sot ministri Olldashi tha se aktet e dhunes qe pushtuan dje sheshin para selise se Kryeministrise ishte nje sulm i krimit politik i cili sipas Olldashit kerkoi te neperkembe aspiratat e qytetareve shqiptare per nje jete me te mire per nje te ardhme evropiane. Ajo qe ndodhi dje ishte perpjekje e qarte per marrjen e pushtetit me dhune qellim perpara te cilit sikurse deklaruan dje prostitutat politike qe nuk kane lene gardh partie pa thyer jane te gatshem te vrasin 13 mije njerez te perdorin si mish per top socialistet dhe qytetaret e ketij vendi - akuzoi zoti Olldashi duke iu referuar nje deklarate te dhene nga perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela. Cila eshte kjo karrige pushteti qe vlen sa jetet e 13 mije socialisteve apo qytetareve cfaredo te ketij vendi - tha me tej Olldashi. Ministri Olldashi nenvizoi Ajo qe ndodhi ishte shfaqja kriminale e qenit te terbuar qe po kerkon te kafshoje Shqiperine dhe qe po kercenon qytetaret e saj me skenarin e lsquo97-s. Me kontigjente kriminelesh qe pas Kryeministrise u versulen neper dyqane - tha Olldashi duke shprehur mirenjohjen ndaj uniformave blu qe mbrojten institucionet dhe qytetaret e Tiranes. Ai i beri thirrje organit te akuzes te hetoje sa me pare vrasjen e tre demonstruesve e te nxjerre perballe drejtesise pergjegjesit ata qe sipas Olldashit mobilizuan nje grup keqberesish ordinere per ta vene ne sherbim te politikes ordinere. Sipas tij cdo socialist demokrat e cdo qytetar i ketij vendi duhet te kuptoje se perpjekja e pardjeshme e Edi Rames ishte ne fakt nje tejkalim kriminal kompetencash politike dhe nje shperdorim barbar i te drejtes se gjithsecilit per te protestuar paqesisht ne nje vend te lire. Olldashi akuzoi Aktet kriminale te 21 janarit ishin nje vrasje ne mase e mbetur ne tentative e shpreses se cdo shqiptari per te ardhmen qe po ndertojme bashkarisht me mund sakrifica dhe shprese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›