SHBA S039ka dyshim demonstrata e dhunshme

Ambasadori amerikan Pergjegjesia bie mbi organizatoret e demonstrates. Ndalni dhunen jo demonstrata te tjera. Arvizu Nuk eshte koha per protesta
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane zhvilluar bisedime me Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozites Edi Rama per shmangien e gjakderdhjeve te metejshme duke bere te qarte se nuk eshte koha e protestave. Ambasadori amerikan ne Shqiperi Alexander Arvizu ne emer te SHBA-ve shprehu dje keqardhje per tri jetet e humbura ne demonstraten e djeshme dhe ben thirrje per hetimin e pergjegjesve te kesaj ngjarjeje. Arvizu theksoi se nuk eshte koha per protesta por politika tu jape fund sharjeve dhe te punoje per interesat e qytetarit. Diplomati amerikan beri te ditur se te premten kishte biseduar me Kryeministrin Sali Berisha kryetarin e PS-se Edi Ramen ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe zv.kryeministrin Edmond Haxhinasto duke u bere thirrje te shmangin gjakderdhje te metejshme. Duke e cilesuar diten e djeshme te tmerrshme ambasadori tha se i vjen jashtezakonisht keq qe thirrjet e ambasades amerikane per protesta paqesore nuk u degjuan. Ai beri thirrje per qetesi dhe u shpreh kunder protestave. Dita e premte ne Shqiperi ishte e tmerrshme. Di qe kemi thene shume here qe e drejta per te tubuar duhet siguruar te jete paqesore. Dhuna per te cilen ishim deshmitare dje nuk ishte e nevojshme dhe as e pashmangshme. Mund te ishte shmangur dhe duhet parandaluar qe te mos ndodhe perseri. Disa e kane pershkruar si proteste kunder korrupsionit. Duhet bere perparim ne luften ndaj korrupsionit qe Shqiperia te realizoje potencialin e saj te plote. Dhuna ne rruget e kryeqytetit nuk do ta zgjidhe problemin e korrupsionit ne vend. Ne kete moment Shqiperia ka nevoje te madhe per qetesi politike dhe kemi nxitur vazhdimisht udheheqesit politik te gjejne rruge per kompromis - u shpreh Arvizu. Sipas tij kur njera pale apo te dyja kembengulin ne pozicione maksimaliste qe e dine se pala tjeter nuk i pranon me vjen keq por nuk quhet kompromis - tha Arvizu. Ambasadori amerikan deklaroi se kerkohet hetim dhe per ngjarjet e djeshme ka pergjegjes. Megjithate nxis njerezit te mos hidhen ne perfundime por tu japin prokuroreve kohe te mjaftueshme per ta cuar ne fund hetimin e tyre. Eumlshte koha per te hequr dore nga provokimet e metejshme. Eumlshte koha per ti dhene fund inkriminimeve dhe sharjeve te ndersjella ka nevoje qe te gjitha palet te permbahen e mbi gjithcka eshte koha per ti dhene fund dhunes - tha Arvizu. Sipas tij eshte koha per te marre fryme thelle per te riparuar demet dhe te nisim procesin e rimekembjes.
Eumlshte koha qe udheheqesit politike ndash ne fakt te gjithe shqiptaret e pergjegjshem ndash tua riperkushtojne veten sherbimit per vendin dhe interesat e qytetareve te tij. E them kete si mik dhe mbeshtetes i popullit shqiptar - deklaroi ambasadori amerikan.
McIlwham Hetimi i takon drejtesise jo politikes
Ambasadorja britanike ne Tirane Fiona McIlwham permes nje deklarate per shtyp denoi protesten e dhunshme te opozites shqiptare. Jam thellesisht e trishtuar nga dhuna dhe humbja e jeteve njerezore gjate demonstratave te djeshme ne Tirane solidarizohem me familjet e ketyre viktimave. Protestat paqesore jane themeli i lirive njerezore ne te gjitha demokracite dhuna dhe perdorimi i forces nuk eshte asnjehere e pranishme. Serish kerkoj me force nga te gjitha palet te shmangin retoriken provokative dhe hedhjen e fajit. I takon institucioneve jo politikaneve te cojne perpara nje hetim te besueshem per te dhene drejtesi. Me shume se kurre tanime nevojitet nje dialog konstruktiv mes forcave politike per te rindertuar dhe gjetur kompromisin kjo me qellim forcimin e institucioneve demokratike te ketij vendi ne te mire te shqiptareve.