Demonstrata e radhes, paralizohet jeta ne Tirane Sonila Isaku
Fundjava tashme per kryeqytetasit nuk mund te kete me kuptimin e afrimit te nje pushimi, e kohes kur do te nisin shlodhjet dhe argetimet, por se ku do te mund te parkojne makinen diten e premte, me cfare mjeti do te shkojne ne shtepi, kush do t'i marre femijet nga kopshti e nga shkolla, per shkak te protestes. Tashme kjo situate po behet aq shume e perseritshme sa ka kaluar gjendjen e akthit, duke shkaktuar nje stres te mirefillte per kryeqytetasit, por dhe duke paralizuar jeten ne Tirane. Prej 21 janarit, qytetaret e shohin te premten si nje dite ankthi e paralize. Evitohen daljet neper rruge, nderkohe qe demonstrata e radhes e dites se djeshme ka paralizuar teresisht jeten e banoreve te kryeqytetit. Madje, oret e mesimit jane shkurtuar, mungesat ne kopshte jane dukshem, duke u marre kryeqytetasve diten e premte ne menyre te padrejte.
Protestat
Tashme pothuajse cdo fundjave ne Tirane zhvillohen protesta, ndersa ne pjesen me te madhe te botes, e premtja eshte dita e pare e fundjaves. Ajo kur njerezit nisin te c'tensionohen nga lodhja dhe streset e javes. Ne boten islame eshte dita e pushimit, e lutjes, e qetesise. Ne Tirane ajo ben dallim nga cdo hapesire tjeter gjeografike. E premtja nuk eshte dita e fundit e lodhjes se perjavshme, por fillimi i stresit te cdo banori. Tirana po e fut kete dite ne kalendarin e veprimeve te qytetareve, si sindrome. Eshte sindroma e te premtes se protestave. E nje paraditeje me qetesi te rreme, dhe e nje pasditeje lutjesh pafund per qetesi. Qe prej 21 janarit, qytetaret e shohin te premten si nje dite ankthi dhe paralize. Evitohen daljet neper rruge, qe ne pjesen me te madhe te dites jane bosh.
Bizneset mbyllen sepse sindroma e te premtes eshte frike dhe pasiguri. Nuk ka bleres! Ata qe rrine hapur, sepse nuk bejne dot ndryshe ngaqe keshtu e fitojne jetesen, jane te trembur. Lokalet jane bosh, sepse nuk ka argetim.
Arsimi
Nuk eshte vetem biznesi privat ai qe "paralizohet" por edhe institucionet arsimore. Keshtu edhe gjate dites se djeshme, shkollat u mbyllen me heret. Prinderit dhe te afermit e tjere u detyruan te lene punen per te marre femijet nga cerdhet e kopshtet, te frikesuar nga sindroma e te premtes. Nuk ka jete te premten, por ka frike prej saj. Ka nje sindrome te re e premtja ne kryeqytet. Eshte ajo e frikes qe ka ngjallur tek te gjithe banoret, pasi te gjithe mendojne se mos perseritet e njejta situate ashtu sikurse ne 21 janar. Cdokush merr masa qe ne momentin e protestes te jete sa me larg saj, per vete faktin se ajo te percjell pasiguri per jeten.
Psikologet: Situata te tilla sjellin pasiguri
Stres, panik dhe ankth jane pasojat e protestave, te cilat i bejne qytetaret te jetojne jo normalisht. Sipas psikologeve keto situata krijohen gjithmone pas kalimit te nje gjendje te veshtire qe ndodh dhe pasqyrohet pasivisht ne popull. "Grumbullime te tilla nuk ndikojne aspak mire ne psikologjine e nje personi. E para gje qe i shkon ne mendje eshte pasiguria, e cila me pas shoqerohet me nje gjendje te stresit, te ankthit dhe gjendjeve boshe. Me pas per nje grup njerezish keto situata manifestohen edhe me nje terbim apo zemerim duke u kujtuar momente te tjera te veshtira qe ka kaluar vendi yne", ka pohuar Dorina Sulce, psikologe. Sipas saj ne studimet e kryera gjate viteve te fundit ka rezultuar se nje pjese e mire e te rinjve jane te rrezikuar dhe vuajne nga crregullimet e ankthit, te cilet mund te manifestohen ne menyra te ndryshme. "Stresi, depresion dhe ankthi nuk duhen neglizhuar pasi mund te kene pasoja serioze. Pasiguria per nje te ardhme, pamundesia per nje pune te qendrueshme, strehimi gjendja, siguria ne vend, gjendja ekonomike por edhe nje sere faktoresh qe ndikojne ne krijimin e stresit, depresionit dhe ankthit", pohon Sulce. Sipas saj, keto momente duhet te jene shume te kujdesshme pasi per ata persona te cilet nuk i kane shfaqur shenjat e semundjes, "zbulimi" i saj mund te jete ne menyra te ndryshme.