Haxhinasto: Opozita po krijon nje situate artificiale tensioni Qamil Xhani
Pengesa kryesore per marrjen e statusit kandidat per ne Bashkimin Evropian, ka qene bojkoti artificial i opozites. Ky eshte vleresimi qe ka dhene dje zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne forumin e Levizjes Evropiane ne Shqiperi (EMA) per procesin e integrimit. "Vitin e kaluar, qeveria shqiptare u angazhua maksimalisht per te plotesuar Pyetesorin e Komisionit Evropian, me synimin e marrjes se statusit te vendit kandidat dhe hapjen e negociatave te anetaresimit. Fatkeqesisht, ne nuk arritem te realizojme kete objektiv tonin, per shkak te situates se tensionuar politike te krijuar artificialisht nga opozita ne vend", tha dje ministri i Jashtem, Haxhinasto. Ne forumin me teme "Selanik II- Rruga per te kapercyer status quo-n e procesit te zgjerimit te BE-se", Haxhinasto ka theksuar rendesine qe ka per reformat, bashkepunimi me opoziten dhe miratimi i ligjeve te rendesishme ne Parlament. Ai ka theksuar se per kerkesen e KE per 12 rekomandimet jane marre masat e nevojshme si ngritja e grupeve te punes dhe angazhimi i Komisionit te Integrimit ne Kuvend. "Per shumicen e ketyre rekomandimeve duhet angazhim i drejtperdrejte i opozites, vecanerisht ne Parlament. Keto lidhen si me formen e organizimit, ashtu edhe me ate permbajtjesore, ne kuptimin e ligjeve te rendesishme qe kerkojne votim me shumice te cilesuar. Ligjet jane hartuar dhe depozituar per miratim ne seance. Eshte e papranueshme qe opozita refuzon te votoje keto ligje te rendesishme, pa dhene asnje shpjegim, sikurse ndodhi me Ligjin per Gjykaten Administrative, me qellimin e vetem se do t'i sherbeje ndertimit te nje klime politike antagoniste dhe nje krize politike artificiale",-tha dje Haxhinasto. Numri dy i qeverise eshte ndalur dhe ne reformen zgjedhore, si nje proces emergjent per zgjedhjet e ardhshme. Ai ka theksuar se edhe ne kete pike, mazhoranca eshte treguar e hapur per t'i garantuar opozites gjithe hapesirat e nevojshme. "Nje tjeter nder 12 prioritetet kryesore eshte ai i reformes zgjedhore, i cili serish kerkon angazhimin konkret dhe pro aktiv te opozites, se ciles i jane bere oferta te pashembullta per te bere cdo ndryshim qe gjykon te arsyeshem, ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, ta certifikoje tek organet kompetente dhe ta sjelle per miratim",-tha ai. Ministri i Jashtem ka theksuar se Shqiperia eshte nder vendet, ku hyrja ne BE ka mbeshtetjen me te madhe te qytetaret. Ai e cilesoi kete si nje ceshtje qe ka mjaft rendesi ne reformat qe kane te bejne me integrimin. Takimet rajonale dhe qendrimi i BE-se ne lidhje me rajonin, jane cilesuar si zhvillime qe mbeshtesin procesin integrues te vendit. Nderkohe qe ne planin e rezultateve te permbushura, si pjese e integrimit, Haxhinasto ka theksuar rendesine qe ka liberalizimi i vizave. "Vendimi unanim i Ministrave te Brendshem te BE, ishte merite e punes se autoriteteve shqiptare, si dhe deshmi e qarte e perspektives se pakthyeshme evropiane te Shqiperise. Liberalizimi i vizave ishte elementi i fundit permbushes i axhendes Selanik 1, qe na frymezon te gjitheve per nje axhende te re, edhe me ambicioze, qe do te coje ne anetaresimin tone te plote ne Union",-tha dje Haxhinasto.
Balazs:"Viti 2014, hap i rendesishem per ne BE"
Ish-ministri i Jashtem hungarez, Peter Balazs deklaroi dje se viti 2014 duhet te jete nje hap i rendesishem per integrimin e vendeve te rajonit ne BE dhe per Shqiperine. Ne takimin e zhvilluar dje nga organizata EMA, Balazs eshte ndalur ne hapat konkrete qe duhet te bejne vendet per te permbushur kriteret. Ai tha se tre jane qasjet kryesore qe duhen mbajtur parasysh, gjate procesit te zgjerimit te BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor. E para eshte ajo individuale, ku secila nga vendet vleresohet ne baze te arritjeve personale. Kjo qasje nxit konkurrencen midis vendeve dhe shembulli me tipik i kesaj qasje eshte procesi i liberalizimit te vizave. Qasja rajonale i referohet gjithmone e me shume rritjes dhe forcimit te bashkepunimit midis vendeve te rajonit per ceshtje qe konsiderohen sfida te perbashketa. Dhe qasja e fundit eshte qasja e brendshme e BE-se e cila nenkupton vullnetin dhe vizionin e BE-se ndaj zgjerimit te metejshme te saj me vendet e Ballkanit Perendimor. Ish-ministri Balazs, i cili eshte drejtor i qendres se kerkimit per studime Evropiane te Zgjerimit, tha se per Shqiperine eshte e rendesishme pasja e nje axhende konkrete. Ai tha se viti 2014, duhet te sherbej si nje periudhe pergatitore per hartimin e nje programi thelbesor.
"Statusi i Shqiperise per ne BE, objektivi yne"
Ambasadori hungarez ne Shqiperi, Sandor Molnari, deklaroi dje se marrja e statusit te vendit kandidat per Shqiperine, eshte objektiv kryesor ne te cilin duhet te fokusohen te gjithe aktoret e shoqerise. Ne forumin e zhvilluar dje nga EMA per integrimin e vendit ne BE, Molnari ka theksuar rendesine qe per Bashkimin Evropian, integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor. Nga ana tjeter ai eshte ndalur dhe ne procesin e bere nga qeverite e vendeve perkatese, per te arritur standardet. Ne prezantimin e prioriteteve kryesore te Presidences Hungareze te BE-se, Molnari u shpreh se do t'i kushtohet rendesi rigjallerimin ekonomik; fuqizimin e Evropes permes rikrijimit te politikes se perbashket bujqesore, sjellja e BE sa me prane qytetareve permes mirefunksionimit te traktatit te Lisbones si dhe promovimi i vazhdimit te procesit te zgjerimit te BE. Ne lidhje me zgjerimin e BE-se, Molnari deklaroi se per Presidencen Hungareze avancimi i procesit te integrimit, duhet te sherbeje si mjet per stabilizimin e rajonit. Ne kete kuader Hungaria ka ndermarre angazhimin maksimal per te permbyllur procesin e negociatave per Kroacine dhe hapjen e bisedimeve per Maqedonine. Gjate takimit foli dhe Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali, i cili beri nje prezantim te shkurter te punimit "Selanik II - Rruga per te kapercyer status quo-n e procesit te zgjerimit te BE-se", i cili mori shkas nga propozimi i ministrit grek te Puneve te Jashtme. Ai theksoi se projekti i Greqise per nje samit ne vitin 2014 eshte nje ambicie serioze per integrimin e rajonit. "Ne themel te Strategjise se Zgjerimit, qendron besueshmeria. Per te qene i suksesshem, procesi i zgjerimit duhet te mbetet i besueshem, per te gjitha palet e perfshira, si per vendet aspirante, ashtu dhe per vendet anetare",-tha Gjipali.