Godo: Fokusimi te rikandidimi i Rames ne bashki, sjellje absurde dhe pa vizion
Politikani Sabri Godo e cileson si absurde dhe jo realiste, politiken e ndjekur nga Partia Socialiste. Ne nje interviste dhene per televizionin "ABC Nees", Godo ka theksuar se drejtuesit e opozites po tregojne nje mungese vizoni. Duke folur per zgjedhjet e ardhshme vendore, Godo eshte ndalur ne garen per bashkine e Tiranes. Ai ka theksuar se fokusimi i gjithe aksionit te opozites ne "emrin e Edi Rames dhe kandidimit, apo moskandidimit te tij, eshte nje sjellje pa vizion polik". Godo ka shtuar se "nje parti qe e lidh gjithe aksionin e saj me kandidimin e kryetarit per bashkine, eshte joreale dhe jashte logjikes politike". Politikani i njohur ka sugjeruar nga te dyja palet qe te gjejne rrugen e dialogut, rruge qe sipas tij duhet te nis me "uljen e agresivitetit ne te folur". Ai ka kerkuar nga te dyja kampet, marrjen e hapave konkrete. Duke u ndalur ne sjelljen e opozites, Godo eshte shprehur se "demonstratat s'jane pozitive per vendin, dhe prishin imazhin e vendit". Godo ka sugjeruar se Partia Socialiste duhet qe "ne vend te demonstratave te tregoje se eshte e gatshme per dialog". Nga ana tjeter, Presidenti i nderit i PR kerkon edhe nga mazhoranca qe te "moderoje gjuhen". Keto nisma sipas tij do e sjellin ne normalitet situaten politike. Presidenti i nderit i Partise Republikane thekson se tensionimi i situates ka ardhur edhe si pasoje e nje mungese se nje force te trete politike, qe duhet te c'tensiononte situaten. Sipas tij "dy partite nuk lene hapesira per nje force te trete", nderkohe qe "rolin e nje force te trete duhet ta marre shoqeria civile". Godo ka kerkuar qe "intelektualet te thone fjalen e tyre" per situaten e krijuar. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se vendi ka ceshtje edhe me serioze sesa demonstratat apo problemet qe ngre here pas here opozita. Godo eshte ndalur konkretisht ne procesin e regjistrimit te popullsise ku thirrjet nacionaliste qe kane ardhur edhe nga zyrtare greke duhen marre seriozisht. Ne lidhje me ligjin per regjistrimin e popullsise mbi baza fetare dhe deklarimin e kombesise, Godo shtoi se para deklarimit te kombesise duhet te kete edhe dokumente qe deshmojne kete gje.