PR Madhi Rama shkaktari i dhunes
Republikanet akuzuan dje liderin e opozites Edi Rama per dhunen e ushtruar gjate demonstrates se 21 janarit. Sekretari i Pergjithshem i PR-se Arjan Madhi denoncoi dhunen e ushtruar mbi qytetaret e Tiranes Policine e Shtetit dhe Garden e Republikes duke synuar shkaterrimin dhe uzurpimin e Kryeministrise. Sipas tij kjo dhune puciste antidemokratike u ideua paralajmerua dhe u dirigjua nga Edi Rama dhe njerez rreth tij te cilet ne emer te interesit te tyre per uzurpimin e pushtetit edhe nje here tentuan te shkaterronin qellimet dhe endrrat e shqiptareve ne opozite dhe mazhorances.
Kjo dhune puciste antidemokratike - tha Madhi - u ideua paralajmerua dhe u dirigjua nga Edi Rama dhe njerez rreth tij te cilet ne emer te interesit te tyre per uzurpimin e pushtetit edhe nje here tentuan te shkaterronin qellimet dhe endrrat e mijera shqiptareve ne opozite dhe ne mazhorance. Ky njeri e ka treguar se ne cdo kohe qe shqiptaret kane realizuar qellimet e tyre te medha apo kane qene prane si anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave apo marrja e statusit te vendit kandidat per ne BE ka dale ne rruge per te krijuar idene e nje vendi pa stabilitet politik dhe institucional. Sikur te mos mjaftonte kjo Rama ne menyre krejt te papergjegjshme ne vend qe te distancohej nga kjo dhune e organizuar me bandite trafikante kriminele dhe njerez te paguar vazhdoi te kercenonte me dhune tjeter duke ngritur gishtin e akuzes mbi shtetin legjitim te dale me voten e qytetareve shqiptare ne qershor 2009. Ai konsideroi horra dhe injorante policine garden ata qe 5 ore mbrojten shtetin duke u perballur me dhune te pashoqe te mercenareve dhe krimineleve te tij. Quajti horra dhe injorante ata qe bene detyren ne baze te ligjit ata njerez qe flamurin qe perdhosi Rama me te tijte e moren dhe e mbajten ne gjirin e tyre duke marre goditjet e shkopinjve dhe gureve te krimineleve - deklaroi z. Madhi.
Ai shtoi se askush nuk ka dyshim per kete por eshte e papranueshme te ndeshkosh politikisht institucione te rendesishme te mbrojtjes se shtetit si policine dhe garden duke u thene hapur banditeve se mund te bejne cte duan me institucionet e shtetit dhe perfaqesuesit legjitime te tyre. PR me tej u kerkon institucioneve te zbatimit te ligjit te veprojne me gjithe forcen per te parandaluar ngjarje te tilla. PR i shpreh mirenjohjen SHBA-se BE-se dhe te gjitha vendeve anetare te NATO-s per paralajmerimet e tyre per mosushtrimin e dhunes dhe denimin pa ekuivok te saj si dhe angazhimin e tyre per mbeshtetjen e institucioneve legjitime te dala nga vota e lire e shqiptareve ne qershor 2009.