Mungesa e opozitareve KQZ gati te informoje Kuvendin
Mungesa per te pesten here te perfaqesuesve te opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk ka kaluar pa u vene re nga anetaret e tjere te komisionit por edhe nga perfaqesuesi demokrat ne te. Perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ Njazi Kosovrasti kerkoi sqarime lidhur me kete mungese te zgjatur te nenkryetares Deshira Subashi dhe anetareve Artan Laze dhe Pandeli Varfi. Ju na thate heren tjeter qe keni nisur nje leter per anetaret e komisionit qe nuk jane disa here ne mbledhje. Ka ndonje pergjigje nga ata - u shpreh Njazi Kosovrasti anetar i PD-se ne KQZ ndersa iu drejtua kreut te KQZ-se Arben Ristani. Ai pohoi se ende nuk kishte nje pergjigje. As tek une si kryetar as ne protokoll nuk ka ndonje pergjigje akoma - tha Ristani. Kosovrasti shtoi se ne kete situate eshte e nevojshme te informohet Kuvendi. Une mendoj qe gjeja me e thjeshte qe mund te behet ne kete rast ju si kryetar duhet ta informoni Kuvendin per cka ndodh ne KQZ - u shpreh Kosovrasti. Pohimet e tij u bene ne mbledhjen e zhvilluar dje ku perfaqesuesit opozitare munguan perseri. Pavaresisht ketij fakti KQZ miratoi 8 projektvendime ne kuader te pergatitjes se procesit zgjedhor te 8 majit. Nje prej projektvendimeve te miratuara ishte ai Per miratimin e modelit te kutise se votimit qe do te perdoret per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011. Kutite e votimit qe do te perdoren do te jene ato te 2009-s ndersa modeli i kutive te materialeve zgjedhore do te percaktohet pas boshatisjes se magazines se Lundres. Kete vendimmarrje rikonfirmojme edhe nje here kutite e votimit dhe do te merremi ne nje etape te dyte me kutite e materialeve - tha Ristani. Projektvendimet e tjera te miratuara ishin Per miratimin e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet KQZ-se dhe MASH per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 Per miratimin e modelit te kodeve te sigurise qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 Per miratimin e modeleve te vulave qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 Per miratimin e modelit te dhomes se fshehtesise qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 Per miratimin e modeleve te paketes se shenjave dalluese qe do te perdoren per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 Per miratimin e modeleve te zarfeve te sigurise qe do te perdoren per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 si dhe Per miratimin e karakteristikave te bojes matrikulluese qe do te perdoren per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011. Ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne qendren e votimit do te kete dy dhoma te fshehta nje prej te cilave per personat me aftesi te kufizuara. Po ashtu boja matrikulluese do te jete ne forme stilolapsi dhe me rezistente se heret e tjera.