E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gazetarëve në Irak, Pentagoni nis hetimet

Pentagoni do të kryejë hetime të mëtejshme për vrasjen e gazetarëve në Irak. Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve ka kërkuar nga Pentagoni të hetojë vdekjet e gazetarëve, të cilat mund të jenë shkaktuar nga trupat amerikane në Irak.

Përmes një letre drejtuar shefit të Pentagonit, Robert Gejts, drejtori i përgjithshëm i Komitetit, Zhoel Simon shkruan se në tërësi 16 gazetarë dhe tre ndihmës të tyre janë vrarë nga trupat amerikane në Irak. Iraku kryeson listën e vendeve të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, ku gazetarët vriten e për këto vrasje nuk ndëshkohet askush. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›