E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje 33 vjecar eshte ekzekutuar ne Sallmone te Durresit

Një 33 vjeçar, banor i fshatit Sallmone në komunën Xhafzotaj në Durrës, është gjetur i vrarë me armë zjarri. Gentian Koka, banor i fshatit Sallomone është gjetur i vdekur në një kanal në lagjen “Baromet” të këtij fshati dhe fillimisht është dyshuar për vdekje e shkaktuar nga një atak kardiak. 33 vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit, por mjekët e urgjencës kanë konstatuar menjëhere një plagë të hapur në karaharor, e shkaktuar me armë zjarrri. 
Mëngjesin e së premtes dhjetra efektive të policisë së Shijakut dhe Durrësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar më shumë per vrasjen. Sipas ekspertëve të policisë viktima mendohet se është qëlluar nga një distancë e afërt, rreth 50 metra, nga një banesë që është në ndërtim e sipër. Në vendin ku është gjetur i vdekur Gentian Koka, policia ka gjetur 4 gëzhoja, ndërkohë që në trupin e tij është konstatuar vetëm një plagë nga këto të shtëna.
Sipas policisë, Koka është person me precedent penal, ai ka qenë i dënuar dhe ka kryer 4 vjet burg për vepra të ndryshme penale. Policia ka marrë në pyetje shumë persona për këtë ngjarje, të afërm dhe të njohur të tij, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur asnjë detaj në lidhje me autorët e kësaj vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›