Demontimi i armëve, qeveria përcakton 6 poligone të reja
bledar hoti
Qeveria merr vendimin për ngritjen e gjashtë pikave të reja për demontimin e armëve. Pas tragjedisë së Gërdecit qeveria ka marrë vendimin për ngritjen e disa poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pas ngjarjes tragjike të 15 marsit në Gërdec, qeveria ka menduar ta përcaktojë me ligj të veçantë mënyrën e demontimit të armëve. Në të përcaktohet se qendrat e reja të demontimit do të jenë në : Poligoni “Livadhet e Hamzit”, Pukë; Poligoni “Shën Noi Madh”, Bizë; Poligoni “Zgarë”, Librazhd; Poligoni i Shënmrisë, Gramsh; Poligoni “Përroi i Bigazit”, Skrapar; Poligoni “Fushë Roshaj”, Voskopojë; Poligoni i Trajlarit, Këlcyrë; Poligoni “Jubë”, Sukth, Durrës. Në projektligj përcaktohet se çfarë do të quhet Poligon për asgjësimin e municioneve, që do të jetë një sipërfaqe territori, me përmasa e kufizime të caktuara, që shërben për asgjësimin e municioneve të kalibrave të ndryshme, në përdorim të Forcave të Armatosura. Ndërsa ‘Zonë sigurie’ do të quhet një sipërfaqe territori, hapësire, ajrore dhe detare, që kufizon, nga të gjitha anët, rrethore, poligonin për zhvillimin normal të asgjësimit të municioneve luftarake”. Ndërsa sipërfaqja e territorit të poligoneve të asgjësimit të municioneve gjatë periudhës së asgjësimit të tyre, administrohet nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu është përcaktuar se sipërfaqja e tokës së poligoneve, që nuk është pronë shtetërore, do të merret, për nevoja të asgjësimit të municioneve, në përdorim të përkohshëm, në përputhje me ligjin nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.
Ndërtimi i objekteve ushtarake, të përkohshme dhe të përhershme, brenda territorit të poligoneve dhe brezit të sigurisë bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm me miratimin paraprak të ministrit të Mbrojtjes. Ndalohet realizimi i asgjësimit të municioneve në det, jashtë kufirit shtetëror, dhe jo më afër se 4 km nga instalimet e shpimit dhe të shfrytëzimit të naftës, nga qendrat e banuara, rezervuarët, digat dhe vendet me rezerva të burimeve nënujore, monumentet e natyrës, monumentet e kulturës, të kategorisë I e II, si dhe në zonat e tyre të mbrojtura, në korridoret e hyrjes e të daljes së aviacionit civil, në hapësirën ajrore të vendit.
poligent
Poligoni “Livadhet e Hamzit”, Pukë; Poligoni “Shën Noi Madh”, Bizë; Poligoni “Zgarë”, Librazhd; Poligoni i Shënmrisë, Gramsh; Poligoni “Përroi i Bigazit”, Skrapar; Poligoni “Fushë Roshaj”, Voskopojë; Poligoni i Trajlarit, Këlcyrë; Poligoni “Jubë”, Sukth, Durrës.