E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi i municioneve, Meta e Imami vizitë në Poliçan



Zv.kryeministri Ilir Meta dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami kanë vizituar dje kombinatin e demontimit në Poliçan, ku kanë parë nga afër procesin e shkatërrimit të municioneve. Duke folur në një prononcim për mediat, Imami tha se “detyra që i ka vënë Qeveria, Ministrisë së Mbrojtjes, për ta mbyllur me sukses këtë proces në vitin 2014, do të realizohet absolutisht, duke menduar se mund ta realizojmë më shpejt. Vitin 2014 do përpiqemi që ta afrojmë si kufi, por sigurisht pa cenuar kushtet e sigurisë”. Ndërsa kreu i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta tërhoqi vëmendjen për të rritur më shumë kujdesin dhe kërkesën e llogarisë, për forcimin e masave të sigurimit teknik, me qëllim që ky proces të realizohet jo vetëm në kohë, por edhe pa asnjë incident dhe humbje në njerëz. “Qeveria shqiptare, po bashkëpunon ngushtë me SHBA, që brenda këtij viti të organizojmë në Tiranë një konferencë për procesin e demontimit të municioneve, konferencë që me siguri do të ndikojë në përshpejtimin dhe realizimin e këtij objektivi të madh”, tha Meta. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›