Presidenti i Italisë e dekoron me Urdhrin e Lartë
Dekorohet me Urdhrin e Lartë “Stella della soliedarieta italiana” me titullin “Grande Ufficiale”, kryetari i komisionit të shëndetësisë Tritan Shehu. Dekorimi është bërë nga Presidenti i Italisë, Giorxhio Napoletano. Me motivacionin për një aktivitet të dendur politik në fushën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Itali, për lidhjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me personalitete të shquara të fushave institucionale dhe akademike në vite, si një personalitet i shquar me kontribut të veçantë në fushën politike dhe akademike, Shehu është nderuar me anë të një ceremonie të organizuar enkas për këtë qëllim. Urdhri “Stella della soliedarieta italiana” përfshin tre klase: i para është titulli “Grand Ufficiale”, i dyti “Commendatore” dhe klasi i tretë është ai i “Cavaliere”. Karakteristikë e Urdhrit “Stella della soliedarieta italiana” është se jepet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Punëve të Jashtme, kërkesa e të cilit shqyrtohet në Këshillin e Ministrave.