E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblehen banoret e Gjirokastres

Gjykata ka pranuar kerkesen e Avokatit te Shtetit, duke ndare çeshtjen ne padi civile. Administratori i firmes duhet t’i ktheje shtetit demshperblimin e 20 familjeve te demtuara. Shuma ne fjale eshte 46 milione leke, te cilat shteti i dha si kompensim familjeve te prekura nga kjo tragjedi.
Trupi gjykues pranoi kerkesen dhe vendosi qe ceshtja te gjykohet e vecuar nga procesi penal ne ngarkim te te pandehurve, si fajtore te shembjes se pallatit ne lagjen 11 janari te Gjirokastres. Me 9 nentor te vitit te kaluar, nje pallat ne Gjirokaster u shemb plotesisht, pasi prane tij ishin germuar dhera, per ndertimin e nje pallati te ri. Nga kjo ngjarje, 3 persona gjeten vdekjen, dhe disa te tjere mbeten te plagosur. Pas ngjarjes ne pallatin pese katesh, rreth dhjete familje mbeten te pa streha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›