E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH-Posta Shqiptare, karta identitetit për pensionistët pa pasaportë

ISSH dhe Posta Shqiptare, bazuar në vendimin 336 të KM, datë 15/04/2009, kanë nënshkruar marrëveshjen për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë pensionistëve pa pasaportë me kuponin e pajisjes me kartë identiteti që nga 1 maji 2009, si dhe rimbursimin e të gjithë atyre që kanë aplikuar përpara kësaj date për letërnjoftimin.
Pensionistët që nuk kanë aplikuar ende do të pajisen me këtë kupon ditën e marrjes së pensionit. Të gjithë pensionistët që janë pa pasaportë dhe që kanë pension minimal në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit do të rimbursohen me 1000 lekë, ndërsa do tu mbahet nga pagesa mujore në momentin e tërheqjes së pensionit vetëm shuma prej 200 lekësh. Ndërkaq, do të rimburohen në masën 400 lekë të gjithë personat pa pasaportë që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura.
Ju kujtojmë se, pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri në 20 qershor 2009 apo letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009. Për aplikimet e bëra pas datës 20 qershor 2009 kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme. Ndërkohë, e theksojmë edhe një herë, se personat që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin do të marrin kompensimin, në masën e njohur në muajin pasardhës, pasi të kenë dorëzuar në zyrat e tërheqjes së pagesës mujore të pensionit kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.
Aplikimi në afat e vendosura nga vendimi 336 I KM datë 15/04/2009, do të verifikohet nga punonjësit e Postës Shqiptare me datën që mban letërnjoftimi i marrë ose fatura e aplikimit për pajisjen me këtë dokument.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›