Qeveria konfirmon mbështetje për personat me atësi të kufizuar
Nëpërmjet zëvendësministrit të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulkaj, është bërë një paraqitje dhe analize e shkurtër e zhvillimit dhe mbështetjes që Qeveria ka bërë gjatë kësaj periudhe për personat me aftësi të kufizuar thjesht dhe për të bërë të mundur të kuptohet nga të gjithë shqiptaret se nuk mund të premtohen për tu bërë ato gjera që tashmë janë bërë.
Konkretisht të gjithë personat shoqërues për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët ju njihet koha e shërbimit pranë të sëmurëve si kohë punësimi dhe janë të siguruar plotësisht (pension pleqërie, barrë-lindje, sëmundjet e ndryshme, aksidentet, periudhën e papunësisë, etj.) Do të doja të tërhiqja vëmendjen se paketa sanitare sot është 16000 leke në muaj dhe nuk ka ekzistuar fare në vitin 2005, dhe në këtë pikë jemi në pamundësi krahasimi. Karburanti për një person në vitin 2005 ka qenë 4000 leke/muaj dhe në vitin 2009 është 6000 leke/muaj pra kemi një rritje në masën 50%. Fondi për Paaftësinë e Kufizuar në vitin 2005 ka qenë 6.12 miliard lekë dhe në vitin 2009 është 9.3 miliard lekë pra kemi një rritje me 50%. Në vitin 2009, trajtohen 128 mijë persona me aftësi të kufizuara ose 4 % e popullsisë së vendit nga 90 mijë persona që trajtoheshin në vitin 2005 pra kemi një rritje me 42% të personave të trajtuar, theksoi Sulkaj. Ndërkaq, pagesa për personat me paaftësi të kufizuar nga 6800 lekë/muaj në vitin 2005 tani është 8700 lekë/muaj, pra shënohet një rritje me 28%. Pagesa për kujdestaret për personat para dhe tetraplegjike në vitin 2009 është 9200 lekë/muaj nga 6800 lekë/muaj që ishte ne vitin 2006, duke u rritur në ketë mënyrë kjo pagesë me 35%. Në ketë pagesë nuk përfshihet kontributi për sigurimet shoqërore që përmendet më sipër. Sot kemi një rritje me 40% të numrit të kujdestareve duke krahasuar vetëm vitin 2008 (14000 kujdestare) me vitin 2006 (10000 kujdestare). Të gjitha kategoritë e Invalidëve të punës, përveç indeksimit të pensionit bazë përfitojnë edhe disa pagesa të përmirësuara: Pagesa për Aftësinë e Kufizuar të Invalidëve të punës u indeksua me 10%, pra nga 2.000 që merrnin deri tani, marrin 2.200 lekë në muaj, ndërsa Invalidët e Punës qË merrnin 3.000 lekë në muaj, për herë të parë në 2008 morën 3300 lekë në muaj ose 10 % me shumë që nga data 1 Korrik 2008, u shpreh Sulkaj