E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë punimet në Rr. Ferit Xhajko, shpërfillet ankesa e banorëve

Ndonëse kanë kaluar disa muaj qyshkur firma që po rikonstrukton Rr. Ferit  Xhajko në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, rrëmbyen pronën dhe banesat qytetarëve të kësaj rruge, grabitja e pronës dhe dëmet e shkaktuara nuk janë kompensuar ende. Prona para pallit pallatit Nr. 61/4 me 40 familje, shkallët, hyrja dhe garazhi i tij, të cilat u gllabëruan në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme nga Shoqëria Ndërtuese e kësaj rrugës, ishit të hipotekuar dhe të legalizuara nga vetë bashkia e kryeqytetit. Ndërkaq, 40 familjet e këtij pallati presin rindërtimin e shkallëve të shembura dhe një përgjigje nga Bashkia e Tiranës për dhunimin e banesave në mënyrë të paligjshme. Ndërkaq, si rrjedhojë e këtij fenomeni të pa precedent, në të gjitha masat e qytetarëve është zgjuar ndjenja e pasigurisë dhe e diktaturës në vend. Pronari i pronës së rrëmbyer dhe banorët e pallatit në fjalë vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre, duke theksua se ky veprim nën petkun e pushtetarit në dëm të qytetarit të thjeshtë, mund të jetë diktaturë, diskriminim, shkelje e kushtetutës e gjithçka, por vetëm demokraci nuk mund të jetë. Ndërkaq, fenomeni i shkeljes së lejeve të ndërtimit që ka miratuar KRRT nga vetë KRRT, është ndeshur shpesh kohët e fundit në kryeqytet. Po dëshmohet hapur çdo ditë se tapitë e fituara nga qytetarët nuk po mbrohen nga askush. Pa paraqitur asnjë dokument ligjorë nëse toka apo banesa që rrëmbehet është apo jo e legalizuar, firmat ndërtuese në kryeqytet bashkë më KRRT, dhunojnë dhe përvetësojnë pronat apo banesat e qytetarëve. Pronarët e dyqaneve në këtë pallat, kërkojnë dëmshpërblim nga bashkia dhe qeveria, pasi biznesi i tyre ka falimentuar. Gjithashtu edhe pronari legjitim i tokës së rrëmbyer, kërkon të shpronësohet toka dhe të zhbllokohet hyrja për në garazhin e pallatit. Banorët denoncojnë edhe goditjen në mënyrë të dhunshme, pa lajmëruar dhe jo teknike të pallatit nr  Nr. 61/4 në Rr. Ferit  Xhajko në Titanë, çka e ka bërë të pasigurt teknikisht pallatin, pasi kolonat mbajtëse të tij janë dëmtuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›