Dëmshpërblim e pension brenda 2 vjetve
03/04/2012 Shoqata e ish-të dënuarve politikë letër Avokatit të Popullit
“Ose të na jepen 10 për qind e aseteve në veprat ku kemi punuar”
Shoqata e ish-të dënuarve politikë i ka dërguar dje një letër Avokatit të Popullit Igli Tototozani, ku i kërkon të shihet me përparësi kompensimi për vitet e burgut në mënyrë të menjëhershme, si dhe një pension për ish-të përndjekurit politikë. Kërkesa e ish-të dënuarve politikë në përmbajtje të saj ka 7 pika dhe ndër të tjera nuk kanë ngurruar ta etiketojnë qeverinë aktuale si hajdute dhe të korruptuar. Letra mban vulën e sekretarit të përgjithshëm të kësaj shoqate Gjergj Ndreca, personi që u bë i njohur në publik për shkak të goditjes së deputetit Rusmali, dhe është firmosur nga anëtarë të tjerë të saj: brenda 2 vjetve ish-të përndjekurit duhet të dëmshpërblehen ose me para, ose me 10% të aseteve të të gjitha veprave të ndërtuara gjatë komunizmit me punën e tyre. Po ashtu ish-të përndjekurve u duhen dhënë koncesione në minierat ku ata kanë punuar, pra në Spaç, Gurth, Qafëbari etj. Kërkohet përfaqësim politik i ish-të përndjekurve në institucione dhe njohja e statusit politik për ish-të përndjekurit, pension special për të gjithë ish-të përndjekurit. Hapja e dosjeve është një tjetër pikë e kërkesave të tyre si dhe kërkim faljeje nga të gjithë funksionarët shtetërore nga viti 1992 e më pas për "paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë që kanë treguar gjatë 20 vjetve kundrejt ish-të përndjekurve” thuhet në letrën dërguar avokatit të popullit nga shoqata e ish-të dënuarve politikë.
Shoqata e ish-të përndjekurve antikomunistë i drejtohet opozitës
“Na ktheni shtëpitë që morët më 45-n”
“Kush ulet me Kristaqin e Gramozin në tavolinë, është Spiun i Sigurimit”
Por pas kësaj letre ka qenë një tjetër deklaratë e djeshme, këtë herë nga Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politike, e cila kërkonte kësaj here nga opozita të kërkojë falje për krimet e komunizmit ndaj kësaj shtrese shoqërore. Lili Ndozi, përfaqësuesja e kësaj shoqate, u shpreh se PS-ja, si parti e Enver Hoxhës, pasi tu kërkojë falje ish-të përndjekurve, duhet tu kthejë dhe shtëpitë që i sekuestroi në vitin 1945. “Nëse vërtet Partia e Enver Hoxhës ka reflektuar, së pari duhet të kërkojë falje; së dyti, të lirojë shtëpitë e grabitura ish-pronarëve në vitin 1945; së treti, të tregojë ku i kanë varrosur mijëra shqiptarët që su gjenden eshtrat; së katërti, nëse vërtet kërkon të kontribuojë në skemën e dëmshpërblimit të të dënuarve pa faj nga Kristaqi me shokë, të përfshijë në skemë konfiskimin e pasurive të atyre që shkaktuan dëmin, domethënë Fehmi Abdiut, Gramoz Ruçit, Xhelil Gjonit, Hamit Beqës, Kristaq Ramës etj.", - thuhet në deklaratë. Ndërkohë në deklaratë sulmohen dhe ish-të përndjekurit që morën pjesë në tryezën e organizuar nga Rama. “Nëse dikush do të shihte një të “deklasuar”, “kulak”, “borgjez”, të dënuar politik, në të njëjtën tavoline me Kristaq Ramën, të atin e Edvinit; Ethem Gjinushin, të atin e Skënderit; Mithat Baren, të atin e Besnikut; Lefter Lakrorin, të atin e Maqos; Sulejman Bushatin, të atin e Ditmirit; Xhemal Dymylen, vjehrrin e Ermonelës; Hamit Beqen, të atin e Ilirit, apo me Xhelil Gjonin, Hamit Shamkun, Fehmi Abdiun, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Skënder Brecën, Dhimitër Shkodranin, Kadri Ismailatin, Muço Saliun etj., shpjegimi ishte vetëm një: nga kjo shtresë me ta ulej në tavolinë vetëm një spiun i Sigurimit të Shtetit, madje i dekonspiruar dhe i pavlerë tashmë”, - thuhet në deklaratën e shoqatës të ish-të përndjekurve.
Përplasja
Ish-të përndjekurit politikë janë kthyer në kalin e betejës për të dy kampet e politikës shqiptare. Deri më sot mund të konsideroheshin si aset i PD-së, por Rama duket se po lufton fort të tërheqë drejt partisë së tij pikërisht ata që kontribuan më së shumti për rrëzimin e paraardhëses së PS-së - PPSH-së. Duke përfituar nga pakënaqësia që ka përfshirë këtë shtresë shoqërore, nga zvarritja që i kanë bërë qeveritë njëra pas tjetrës për dëmshpërblimin, gjendjen e mjerueshme ekonomike në të cilën janë lënë, Rama po i përdor si target për të marrë ca vota më shumë në zgjedhjet e vitit 2013. Nga ana e saj PD-ja i ka kujtuar Ramës mëkatet e vjetra që ka partia që ai përfaqëson me këtë shtresë, duke nxjerrë dhe dokumente apo emra të baballarëve të deputetëve apo krerëve që aderojnë sot në Partinë Socialiste.
Ligji
Qeveria ndryshoi ligjin për ish-të përndjekurit politikë, në të cilin ishte bërë ndryshimi për dëmshpërblimin e menjëhershëm të të gjithë personave që kanë mbushur mbi 85 vjeç. Opozita propozoi fillimisht që kjo moshë të ulej në 75 vjeç për burrat dhe 70 vjeç për gratë. Më pas i njëjti propozim u bë dhe në Komisionin e Ligjeve, këtë herë nga deputetët demokratë, propozim që gjeti konsensus. Por qeveria vendosi ta tërheqë ligjin për të shqyrtuar dhe një herë faturën financiare të procesit.
Ndarja
Duket se ish-të përndjekurit janë ndarë në dy kampe: në ata që përkrahin opozitën, që për hir të së vërtetës janë në minorancë; ata që përkrahin mazhorancën e djathtë, që janë shumë më tepër, kjo dhe për vetë historinë që kanë të dy partitë. Por është një tjetër target, edhe ky në një numër të konsiderueshëm, që janë të pakënaqur jo vetëm me të majtën, por dhe me PD-në . Arsyet janë që te mosintegrimi, indiferenca ndaj kësaj shtrese, pengesat në marrjen e dëmshpërblimit etj.
Dëmshpërblimi
Brenda 2 vjetve ish-të përndjekurit duhet të dëmshpërblehen ose me para, ose me 10% të aseteve të të gjitha veprave të ndërtuara gjatë komunizmit me punën e tyre. Po ashtu ish-të përndjekurve u duhen dhënë koncesione në minierat ku ata kanë punuar, pra në Spaç, Qafëbari etj. Kërkohet përfaqësim në institucione.
Pronat
Nëse vërtet Partia e Enver Hoxhës ka reflektuar, së pari duhet të kërkojë falje; së dyti, të lirojë shtëpitë e grabitura ish-pronarëve në vitin 1945; së treti, të tregojë ku i kanë varrosur mijëra shqiptarët që su gjenden eshtrat sot e kësaj dite; të përfshijnë në skemë konfiskimin e pasurive të Abdiut, Ruçit, Gjonit, Beqes, Ramës etj.
Spiunët
Nëse dikush do të shihte një të “deklasuar”, “kulak”, “borgjez”, të dënuar politik në të njëjtën tavoline me Kristaq Ramën, të atin e Edvinit; Ethem Gjinushin, të atin e Skënderit etj. shpjegimi ishte vetëm një: nga kjo shtresë me ta ulej në tavolinë vetëm një spiun i Sigurimit të Shtetit, madje i dekonspiruar dhe i pavlerë.