Moratoriumi i skafeve mbetet në fuqi
03/04/2012 Kryeministri Berisha deklaron qëndrimin kundër kërkesës së PS-së
Thirrja për aksionin ndaj mjedisit më 20 prill Reagon Rama
Mazhoranca qeverisëse nuk do të shfuqizojë moratoriumin e skafeve, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e Partisë Socialiste për këtë ligj, që është miratuar qysh në vitin 2006.
Moratoriumi
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së kreu i saj, njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha, deklaroi votën kundër të shumicës parlamentare që ai përfaqëson për projektin e socialistëve. Kryeministri e cilësoi këtë nismë absolutisht të papranueshme. “Duke shprehur respektin tim më të madh për nismën ligjvënëse të deputetëve të grupit të Partisë Socialiste, e cila dëshmon qëndrimin e tyre luajal ndaj parlamentit, më duhet gjithashtu të theksoj se kjo nismë është absolutisht e papranueshme, për arsye se vënia në lëvizje e industrisë së skafeve do të ishte një rikthim i fuqishëm i flukseve të trafiqeve kriminale drejt bregut tjetër të Adriatikut”, - tha ai. Kryeministri tha se lejimi i skafeve do të ishte një tjetër damkosje e pamerituar për Vlorën, për të cilën po diskutohet të shpallet si gjiri më i bukur i Mesdheut. “Tani ta bëjmë skafo-qytet, kjo nuk mund të ndodhë. Do të ishte e papajtueshme për zotimet e Shqipërisë për luftën zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Kohërat e skafo-republikës kanë marrë fund, ndaj më duhet të shpreh keqardhjen që kjo nismë nuk mund të pranohet nga ne”, - shoi kreu i qeverisë. Kryeministri theksoi se mazhoranca është e vendosur ta mbajë moratoriumin dhe rrëzoi argumentet se mbajtja në fuqi e këtij ligji dëmton turizmin, duke theksuar se në kohën që ky ligj hyri në fuqi turizmi u rrit me 12 herë. “Unë nuk dua ti lidh skafet me turizmit, por po të jetë kështu në periudhën e ndalimit të skafeve, turizmi u rrit 10 deri në 12 herë, ndaj të mos përdorim argumente që nuk qëndrojnë. Nuk kemi më viktima në varrin gjigant që u bë Otrantoja për vite të tëra. Duhet ta fshijmë nga memoria këtë problem të skafizmit. Vlora dhe bregu shqiptar njohën bumet turistike më të mëdha në Mesdhe gjatë këtyre viteve që u mbyll skafizmi dhe industria e krimit dhe trafiqeve”, - vijoi Berisha. Duke bërë publik qëndrimin e tij dhe të mazhorancës që kryeson, numri një i qeverisë shqiptare përfundoi duke thënë se “ky ligj do të mbetet në arkiva si një ligj i pa pranueshëm, natyrisht do të ndjekë procedurën e vet, por nuk mund të kemi ne asnjë lloj çedimi për sa i përket kësaj çështjeje”.
Mjedisi
Në fjalën e tij kryeministri u ndal edhe në çështjen e mjedisit. Duke folur për interesin gjithmonë e në rritje të turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë në këtë sezon turistik, Kryeministri theksoi se asgjë nuk kërcënon më shumë imazhin e këtij vendi sesa shpërkujdesja e pafalshme në trajtimin e plehrave dhe të mjedisit. Duke folur mbi nismën e qeverisë, e cila ka shpallur datën 20 prill si ditën e “Shqipërisë së pastër”, ai u shpreh se qeveria do të angazhojë të gjitha institucionet dhe të gjitha mjetet për ta bërë të suksesshme këtë nismë, por kërkoi angazhimin dhe mbështetjen e deputetëve të PD-së që në zonat e tyre elektorale, në bashkëpunim me qeveritarët vendorë, të marrin çdo masë që më 20 prill ta bëjnë Shqipërinë më të pastër se kurrë në historinë vet. “Qeveria ka shpallur datën 20 prill si ditën e Shqipërisë së pastër. Unë ju bëj thirrje që të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj nisme, e cila në radhë të parë duhet ti shërbejë vetëdijesimit tonë mbi rëndësinë jetike për një kthesë rrënjësore në qëndrimin ndaj mjedisit. Asgjë nuk nxin më shumë në këtë vend, që ka marrë një zhvillim të gjithanshëm, sesa prania e plehrave të shpërndara në mënyrë shumë të shëmtuar. Ndaj dhe do të kërkoja nga ju, në bashkëpunim me qeveritë vendore, të marrim çdo masë që më 20 prill ta bëjmë Shqipërinë më të pastër se kurrë në historinë vetë. Të pastrojmë atë ditë në çdo qoshe, në çdo skaj të saj”, - tha ai.
Në nderim të kujtimit të kryetarit të Këshillit të qarkut të Korçës dhe kryetarit të PD-së së Devollit Gëzim Demçolli, i cili u nda dje nga jeta, Kryeministri Berisha dhe deputetët e PD-së mbajtën një minutë heshtje. “Ai ishte nga ata zyrtarë që fliste më shumë se me çdo gjë tjetër me punën e tij”, - tha Berisha.
Grupi parlamentar i PS-së ka dorëzuar në Kuvend për miratim një projektligj, me të cilin kërkon shfuqizimin e ligjit nr, 9509 datë 3.04.2006 “Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me iniciativë të kryetarit të grupit, i njohur ndryshe si “moratoriumi për skafet”.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, reagoi në blogun e tij personal në “Twitter” ku komenton se “mbasi e zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit, kryeministri thotë dilni në aksion më datë 20 prill, pastroni çbëra”, - shkruan Rama. Ai thotë se Berisha ka lënë pa fonde bashkitë dhe komunat.