E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimet Emrat fitues për 427 të dënuar politikë

Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria ka miratuar dje fondin e dëmshpërblimit për kategorinë e ish-të përndjekurve. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos që të jenë 427 të dënuar politikë që përfitojnë nga ky dëmshpërblim. Nga ky vendim përfitojnë të dënuarit me burgim dhe familjarët e personave të ekzekutuar gjatë komunizmit. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ku ndër të tjera citohet se, “Konkretisht, vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me burgim dhe familjarët e viktimave të të dënuarve me dënim kapital, pasi aktualisht, nga kërkesat e depozituara pranë ministrisë së drejtësisë, procesi i verifikimit të personave që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me gjemba deri në vitin 1954, ende nuk ka përfunduar. Po kështu, projektvendimi nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi dëmshpërblimi i këtyre personave do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave.” Shuma e masës financiare për 427 ish të dënuar politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim llogaritet në vlerë totale 1.473.405.284. Vendimi i djeshwm përcakton masat e shpërblimit për të tjerë ish të dënuar politik, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore për përfitim financiar, për ditët e qëndrimit në burgjet politik, nga data 30.11.1944 deri në 1.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital. Projektvendimi nuk përcakton dëmshpërblimin e personave të dënuar me internim apo dëbim, pasi dëmshpërblimi i këtyre personave do të jetë objekt i një vendimi tjetër të Këshillit të Ministrave.

Listen e plote me emrat i gjeni ne numrin e sotem te gazetes Ballkan
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›