Rritjen e popullsisë do ta ndalë feminizmi
Autori i Lajmit: Redaksia
Njerëzit janë shqetësuar për problemin e pazgjidhur të mbipopullimit të botës për më shumë se dy shekuj. Robert Thomas Maltus përhapi alarmin për herë të parë më 1797 në librin "Një ese për ligjet e popullsisë”, i cili parashikonte uri masive dhe vazhdoi të ndikonte shijet e Çarls Darvinit dhe Margaret Sangerit. Libri i Paul Ehrlich "Bomba e popullsisë", 1968, parashikonte një fat të ngjashëm. Nëse popullsia do të vazhdonte të rritej jashtë çdo kontrolli, burimet e tokës do të shteronin. Shumë nga ambientalistët e ditëve të sotme, si David Attenborough, kanë bërë thirrje për masa drastike që të kufizojnë rritjen e popullsisë përpara se të jetë tepër vonë. Por sipas një ambientalisti të vjetër, Fred Pearce, ata të gjithë e kanë gabim. Në librin e tij të fundit, “Përplasja e ardhshme e popullsisë: Dhe e ardhmja e habitshme e planetit tonë”, Pearce argumenton se popullsia e botës po arrin pikun. Por ai thotë se në shekullin e ardhshëm, jo vetëm që nuk do të kemi më rritje, por edhe pse me shifra shumë të vogla dhe ngadalë, numri i njerëzve në botë do të nisë të bjerë. Sipas tij, arsyet e një ndryshimi të tillë janë ndryshimet e mëdha të shoqërisë dhe planetit tonë: Zor se do të shohim fëmijë, do të rrëzohet mendimi patriarkal dhe kultura e moshës së mesme do të zëvendësojë kulturën e moshës së re që mbizotëron sot në botë. Për më tepër, shpjegon Pearce, rritja e popullsisë mund tu japë fund shqetësimeve për mjedisin. Më pak zgjedhje të njerëzve për konsumin mund të çojnë drejt një planeti më të shëndetshëm. “Unë kam vënë re një rritje të interesit për çështjen e rritjes së popullsisë”, - thotë
Fred Pearce. “Kur isha duke mbajtur një leksion për ndryshimet klimatike dhe ujin, mora një përgjigje nga dikush që më tha: “Po, po për sa i përket popullsisë? Nëse nuk e zgjidhim problemin e popullsisë, atëherë nuk mund të zgjidhim asnjë problem. Mënyra se si disa ambientalistë e diskutojnë popullsinë, e transferon fajin tek njerëzit e varfër që jetojnë në vende ku shumimi nuk është ende një problem. Por problemi i shtimit të popullsisë ekziston më shumë tek indianët apo afrikanët sesa nga mplakja e evropianëve apo amerikanëve. Dhe kjo është e vërtetë”. Diku u tha se feminizmi ka lidhje me të gjithë këtë. Por si mund të ndikojë ai në rritjen e popullsisë? “Unë dyshoj se feminizmi është më shumë një rrjedhojë e rënies së pjellorisë si shkak dhe jam i sigurt se ata përforcojnë njëri-tjetrin. Nëse ti ke nevojë vetëm për dy apo tre fëmijë për të siguruar brezin e ardhshëm, kjo është ajo që do të bëjnë dhe gratë. Dhe kjo u jep më shumë mundësi që të kenë një rol më të rëndësishëm në shoqëri. Unë mendoj se revolucioni i riprodhimit dhe ai feminist gjatë gjithë pjesës së dytë të shekullit XX kanë shkuar përkrah njëri-tjetrit. Nga njëra anë, falë zhvillimeve në mjekësi gratë nuk kanë më nevojë të kenë pesë apo gjashtë fëmijë për tu siguruar që të paktën dy prej tyre të jetojnë në moshë madhore. Nga ana tjetër, neve na duhet të luftojmë më shumë për të drejtat e grave në vendin e punës. Pasojat e asaj që ne sot kemi më shumë femra që marrin rolin e tyre në shoqëri në shumë mënyra, vjen për herë të parë gjatë këtij mijëvjeçari.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010