Vdes Dorothy Height, “Luter King” e të drejtave të njeriut
Autori i Lajmit: Redaksia
Dorothy I. Height, 98 vjeçe, një themeluese e të drejtave civile amerikane, në qendër të së cilës kanë qenë lufta kundër racizmit dhe gjinisë, vdiq ditën e martë në mëngjes nga shkaqe natyrore. Lajmi u transmetua nga një zëdhënëse e Këshillit Kombëtar të Grave Zezake. Height ishte mes liderëve të koalicionit afroamerikan, të cilët kërkuan me forcë sjelljen e të drejtave të njeriut në jetën politike amerikane pas Luftës së Dytë Botërore dhe ishte një nga figurat kryesore në luftërat kundër ligjit të segregacionit në shkolla, të drejtën e votës, shanset e barabarta të punësimit dhe shumë të drejta të tjera gjatë viteve 50-60. Ajo ishte presidente e Këshillit Kombëtar të Grave Zezake për më shumë se 40 vjet dhe hoqi dorë nga posti vetëm në vitin 1997. Grupi, i cili përbëhet nga 4 milionë anëtarë, ka brenda tij 250 organizata komunitare të ndryshme. Ai është themeluar më 1935 nga Mary McLeod Bethune, e cila ishte një nga këshilltaret e zonjës Height. Në vitet 1940 ajo punoi që Zonja e Parë, Eleonor Ruzvelt, të lobonte në emër të të drejtave të njeriut. Dhjetë vjet më vonë, ajo nxiti presidentin Ajzenhauer që të punonte më shumë për problemin e ligjit të segregacionit në shkolla. Më 1994, presidenti i atëhershëm, Bill Klinton, i akordoi Medalje Presidenciale të Lirisë, që është dhe nderimi më i madh për veprimtarinë civile në SHBA. Në një deklaratë lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama e quajti Heightin një “simbol të Lëvizjes së të Drejtave Civile dhe një heroinë të shumë amerikanëve. Dr Height ia kushtoi jetën luftës për pavarësinë, duke dëshmuar çdo moment historik gjatë rrugës së gjatë të saj”, - tha Obama.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010