Kina në OKB, Asambleja rrëzon 97 me 2 propozimin e Budos
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork – 18 shkurt 1965 – Asambleja e Përgjithshme i dha fund njërës prej seancave më të stuhishme të historisë së Kombeve të Bashkuara ditën e enjte në mbrëmje, dhe u tërhoq për tu mbledhur sërish më 1 shtator, pasi Shtetet e Bashkuara të arrinin të mposhtnin lëvizjen shqiptare që kërkonte nisjen e negociatave Lindje-Perëndim. Duartrokitjet pushtuan sallën kur ambasadori amerikan në OKB, Adlai E. Stivenson, tha se Shtetet e Bashkuara do të pranonin një votim procedural të kërkuar nga Shqipëria dhe se nuk do ta sfidonin të drejtën e Bashkimit Sovjetik për të votuar. Zëdhënësi i Kinës së Kuqe në OKB, Halim Budo (kryedelegati shqiptar), u lëvdua se kishte arritur një mbështetje shumë të fortë. Por një votim plebishitar 97-2 fundosi kërkesën e tij që Asambleja të përgatitej për axhendën normale. 13 shtete abstenuan, nga të cilat Franca (e vetmja fuqi kryesore) ndërsa Mauritania votoi pro kërkesës shqiptare. Asambleja miratoi një buxhet të përkohshëm dhe zgjedhjen e një komiteti shumëkombësh që do të studiojnë problemin e paqeruajtjes së OKB-së. Asambleja i shtyu punimet në orën 7:51 të mbrëmjes pas një debati të ashpër në momentin e mbylljes së punimeve mes Stivensonit dhe delegatit sovjetik, Nikolai T. Fedorenko. Duke kritikuar Stivensonin se kishte fshehur sfidën amerikane për të drejtën e votës, Fedorenko tha: “Shtetet e Bashkuara nuk mund të vetëshpallet arbitër të asaj çka ky forum mund të votojë apo jo”. Stivensoni u kundërpërgjigj duke thënë se ai mendonte që Bashkimi Sovjetik kërkonte të shmangte shkëmbimin e mendimeve në këtë fazë. Ditën e djeshme, Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, Aleks Saki, diskutoi me Budon, por delegati shqiptar nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje. “Ne patëm një shkëmbim pikëpamjesh dhe nuk do ti ndryshojmë pozicionet tona”, - tha Budo për gazetarët. Ai këmbënguli se, nëse Asambleja e Përgjithshme do të takohej ditën e sotme, ai do të kërkonte edhe një herë tjetër votimin ashtu siç bëri ditën e martë (dy ditë më parë). Zoti Budo kërkoi të largonte dyshimin e përgjithshëm se Kina Komuniste i kishte bërë presion Shqipërisë që të hidhte një propozim të tillë për të shkaktuar pështjellime në organizatë. “Të gjithë popujt e botës e dinë se Shqipëria është një vend sovran”, - u tha ai gazetarëve. Burime thanë se shumë vende ishin përgatitur të pranonin më mirë një shtyrje pa afat se sa të rrezikonin “konfrontimin” aq shumë të rrezikshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Asambleja po e mbikëqyrte me kujdes armëpushimin e votës, sepse një votë e vetme mund të ngrinte një sfidë për Shtetet e Bashkuara ndaj sfidës së Bashkimit Sovjetik, Francës dhe 11 vendeve të tjera për të votuar. Perëndimi mendon se këto shtete duhet të shërbejnë më shumë se dy vjet në terren duke përmbushur detyrat e OKB-së sipas nenit 19 të Statutit të Organizatës, e cila i privon nga e drejta e votës. OKB-ja kaloi me të vërtetë një javë të vështirë, por mund të ngushëllohet me faktin se shumica e anëtarëve të saj dhanë garancitë e shpëtimit nga katastrofa. Përmes një kompromisi të fshehtë të ambasadorit amerikan, Stivenson, ne shmangëm një përplasje me Bashkimin Sovjetik ditën e enjte. Ne luftuam dhe na mbështetën që të gjithë anëtarët e organizatës duhet të bëjnë vlerësime të herëpashershme të operacioneve të OKB-së në përputhje me nenin 19 dhe, nëse dështojnë ta bëjnë diçka të tillë, mund të humbasin të drejtën e votës. Kështu që OKB-ja është çmobilizuar që prej 1 dhjetorit duke mos votuar asnjë çështje të rëndësishme. Por delegati i Rusisë votoi ditën e mërkurë për problemin më të fundit të ngritur nga Shqipëria. Propozimi i Budos u hodh poshtë dhe me votën kundër të Nikolai T. Fedorenkos. Analistët ndërkombëtarë vunë re se gjatë debatit, Budo dhe Fedorenko nuk shkëmbyen asnjë fjalë kur shqiptari nxitoi të shkonte drejt podiumit për të kërkuar fjalën ditën e martë. Kishte një ndjenjë armiqësie mes të dyve dhe, kur Budo mori fjalën, në fytyrën e homologut të tij sovjetik dukej fare lehtë shqetësimi nga gjuha e vrazhdë e përfaqësuesit të ish- satelitit sovjetik. Ka shumë mundësi që qëllimi i Budos ishte përfshirja në axhendë e anëtarësimit të Kinës së Kuqe në organizatë dhe sjella përpara Asamblesë e debatit për çështjen e Vietnamit. Megjithatë, përfaqësuesi shqiptar mund të ngushëllohet vetëm me votën pro të Mauritanisë. Por kjo votë ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ishte pikërisht në kryeqytetin e Mauritanisë, Nuakshot, javën e shkuar kur përfaqësues të 13 shteteve afrikane u takuan për të diskutuar bashkimin. Presidenti i Republikës së Madagaskarit, Filbert Tsiranana, tha: “Ne duhet të organizohemi nëse duam që të parandalojmë komunizmin kinez që të pushtojë Afrikën”. Delegatët u shprehën shumë të shqetësuar për ndikimin e kinezëve në Kongo dhe lëvizjet e saj të guximshme në vende të tjera. Në Burundi, së fundmi, mbreti urdhëroi mbylljen e ambasadës kineze dhe përkohësisht ndërpreu marrëdhëniet me Pekinin për mbështetjen e kësaj të fundit dhënë armiqve të Burundit. Uganda ka shpërthyer një debat mes kryeministrit të saj dhe ambasadorit kinez për mungesën e stabilitetit në vend. Edhe Keniata i Kenias akuzoi gjithashtu kinezët se kishin ndërhyrë në çështjet e tyre të brendshme. Përfundimisht, këto akuza të forta duhet të diskutohen në OKB, e cila duhet të përmbushë misionin e saj në ruajtjen e paqes. Organizatës do ti duhet gjithashtu të shqyrtojë dhe përpjekjet e Kinës për të marrë pushtetin e kontinentit afrikan. Letrat duhet të hapen në OKB për të zbuluar se kush në të vërtetë po përpiqet të ketë asin nën mëngë.
Ky lajm është publikuar: 20/04/2010