E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Discovery” ulet me sukses në Florida

Autori i Lajmit: Redaksia

Florida - Anija hapësinore Discovery është ulur në Kennedy Space Center të NASA-s, në Cape Canaveral, në Florida. Shtatë astronautë në bord, mes të cilëve vetëm tre gra, kanë përfunduar me sukses misionin e tyre në hapësirë që zgjati 10 ditë. Ekuipazhi i Discovery ka çuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar tetë tonë furnizime duke përdorur modulin italian “Leonardo”. Ulja e anijes ishte pa probleme dhe u bë në orën 9:08, duke i dhënë fund misionit të 131 të programit të anijes. Koha e keqe e kishte shtyrë me 24 orë uljen e saj në Kennedy Space Center, ulje që ishte parashikuar ditën e hënë. 352 kilometra mbi Oqeanin Indian, kapiteni Alan Poindexter dhe piloti Jim Dutton nisën Discoveryn në orën 8:02 nga orbita për tu kthyer pas rreth 60 minutash në bazën e saj. Ky udhëtim kushtoi 100 milionë dollarë dhe eliminoi problemet në pajisje të 16 shteteve që prej vitit 1998. Anija transportoi drejt orbitës një ngarkesë me madhësinë e një autobusi të mbushur me mjete eksperimentimi, moduli laboratorik dhe shumë pajisje të tjera të nevojshme. Ata instaluan një rezervuar me amoniak për sistemet ftohëse të stacionit, zëvendësimin e një xhiroskopi dhe shkëputjen e një laboratori japonez eksperimentimi nga stacioni.
Anija gjithashtu dërgoi me këtë mision shtretër të rinj për të fjetur astronautët dhe 4 rafte për përdorim gjatë eksperimenteve. NASA e shtyu një ditë misionin për të kryer inspektimin rutinë të paneleve që mbrojnë anijen nga nxehtësia. Discovery solli në tokë dhe një ngarkesë me pajisje të vjetra që nuk i nevojiteshin më stacionit hapësinor. Kthimi i Discoveryt në bazë e çon në tre numrin e fluturimeve të mbetura përpara se programi i NASA-s të përfundojë në fund të këtij viti. Anija simotër, Atlantis, pritet të nisë fluturimin e saj drejt hapësirës më 14 maj.

Ky lajm është publikuar: 21/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›