“Sheshi Skënderbej” Berisha e Rama bien dakord për sheshin
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë arritur në një konsensus për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”. Kryeministri, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ka parashtruar edhe një herë pikat se ku e kundërshton projektin belg dhe ka kërkuar për këtë bashkëpunimin e Bashkisë. Vetëm pak minuta më vonë, kreu socialist, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ndër të tjera i ka dhënë shpjegim, kryeministrit për pikat e kundërshtuara prej tij. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha ngarkoi ministritë përkatëse të bashkëpunojnë me Bashkinë, por theksoi se nuk do të pranonte kurrsesi një shesh pa monumentin e Skënderbeut. Nga ana tjetër, Rama, duke inspektuar punimet në shesh, siguroi Berishën se në asnjë mënyrë nuk do të rinovonte sheshin duke hequr monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.
Deklarata e Berishës
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se nuk do ti kundërvihet planit të Bashkisë për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”. “Ministri Olldashi të takohet me kryebashkiakun Rama për sheshin Skënderbej”, - u shpreh Berisha, duke shtuar se Kuvajti, financuesi i këtij projekti ka shtuar fondin për sheshin. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kreu i Qeverisë u shpreh se "ndërtimi i sheshit "Skënderbej" nuk duhet të shndërrohet në kapital politik, por duhet të kryhet në një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet qendrore dhe vendore". Kryeministri Berisha informoi se gjatë vizitës së fundit në Kuvajt, i kërkoi Emirit të Kuvajtit shtimin e ndihmës financiare për sheshin "Skënderbej". "Sot (dje) në mëngjes kam pritur të dërguarin e Emirit të Kuvajtit, që informoi se është vendosur që në formë dhurate të dyfishojë fondin për sheshin Skënderbej. Pra do të jenë disponibël jo 5 milionë, por 10 milionë euro. Ky është një gjest bujar, për të cilin qytetarët e Tiranës dhe qeveria do ti jenë shumë mirënjohës lartësisë së tij, Emirit të Kuvajtit",- tha kryeministri Berisha. Tirana, sipas tij, "problemin më kryesor ka atë me trafikun dhe projekti i ri e përjashton sheshin nga funksioni i tij kryesor që ka aktualisht, trafiku". Kjo, tha Kryeministri "rrezikon të zhysë në një kaos total qarkullimin dhe trafikun në Tiranë".
"Eksperimentin e parë e bëri z. Rama dhe u krijua një bllokim i përgjithshëm trafiku. Trafiku zgjidhet pa diskutim me një sistem unazash, por jo që këto unaza të jenë fiktive",- tha Berisha, duke theksuar se "ndërtimi i një unaze tjetër është përparësi e qeverisë".
Deklarata e Ramës
Pak pas deklaratës së kreut të qeverisë ka reaguar edhe kryebashkiaku. Gjatë inspektimit të punimeve ai ka kërkuar bshkëpunimin e qeverisë, për punimet që po zhvillohen në shesh. Rama ka hedhur poshtë edhe zërat për spostimin e monumentit të Heroit Kombëtar. “Çrregullimi më i habitshëm. Ideja për të lëvizur monumentin nuk ekziston. Puna është pilotimi rreth e rrotull monumentit për të garantuar patundshmërinë e monumentit dhe simbolit ku është dhe do të mbetet gjithmonë”,- deklaroi Rama nga sheshi në qendër të Tiranës. Rama dha detajet e projektit të sheshit “funksional”, i cili do të ketë një infrastrukturë ujore që do të vetëpastrojë sheshin dhe do të kthehet në shatërvanë dhe në forma të ndryshme të ujit sipas evenimenteve të ndryshme.
Bllokimi i sheshit, kaos në trafik
E gjithë Tirana është paralizuar mëngjesin e djeshëm kur drejtuesit e automjeteve në kryeqytet janë bllokuar në trafik për shkak të punimeve që kryhen në sheshin “Skënderbej”. Trafiku, përveç kaosit, ka vonuar me mijëra qytetarë për të mbërritur në kohë në vendet e tyre të punës apo destinacionet e tjera, duke i revoltuar për këtë bllokim. Por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e ka shpjeguar këtë me faktin se Bashkia ka bërë një provë të ndryshimeve të lëvizjes në drejtimet e rrugëve dhe u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për të realizuar këtë projekt.
“Nuk ka mundësi që kjo të realizohet në kohën e duhur, në rast se të gjithë nuk japim pjesën tonë të kontributit duke nisur nga Bashkia, Qeveria, mediat dhe qytetarët e thjeshtë. Sot(dje) është bërë një provë e parë. Kjo situatë nuk mund të ndryshojë duke bërë një ndërprerje të menjëhershme të trafikut, por secili duhet të ndryshojë në mënyrën e lëvizjeve të tij”,- u shpreh Rama.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010