Demshperblimet, futen dhe familjet e te pushkatuarve pa gjyq
SHKODER - Ne ligjin per demshperblimin e te perndjekurve politike do te perfshihen edhe familjaret e atyre qe jane pushkatuar pa gjyq. Pohimin e beri dje, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ishte dje e ftuar ne perkujtimin e 64 vjetorit te kryengritjes antikomuniste ne fshatin Tamar ne Kelmend te Shkodres, e cila ka hyre ne historine e Shqiperise si levizja me e fuqishme krahas asaj te Postribes dhe nder te parat levizje antikomuniste ne Shqiperi dhe rajon. Duke e cilesuar kete date te shenuar si nje dite te madhe reflektimi, Topalli tha se kjo qeveri eshte e angazhuar plotesisht jo vetem te respektoje kete kategori martiresh por dhe te nderoje kujtimin e tyre si pjese e ndritur e historise se Shqiperise.
"E kemi detyrim", - tha Kryetarja e Kuvendit, se pari te kujtojme dhe te perpunojme te kaluaren me te zymte dhe me te eger jo vetem te zones se Kelmendit e Shkodres por te gjithe shoqerise shqiptare. Duke degjuar numrin e jashtezakonshem te te vrareve ne krahasim me perqindjen e popullsise, ajo qe me ben pershtypje eshte forca e karakterit tuaj, forca e shpirtit tuaj, e prinderve dhe gjysherve tuaj, qe reflekton ate force te madhe te natyres me te cilen ju keni fatin te rrisni femijet tuaj". Ketu Topalli dha dhe nje sihariq: "Nje dite tjeter e madhe eshte dhe e marta ne mbremje kur parlamenti i fundit do te ratifikoje protokollin e NATO-s dhe me kete mbyllet cikli i ratifikimit te ketij protokolli nga 26 vendet e Alenaces Atlantike qe besojne te Shqiperia".