PS-Qeveri, beteja per kartat
Denis Dedej
Partia Socialiste dhe Qeveria jane perplasur diten e djeshme mbi ceshtjen e procesit te shperndarjes se kartave te identiteti por ne mes duket se kane hyre dhe shume qytetare, per shkak te deklarates se nxituar se te 730 mije shtetasit pa pasaporta, jane njoftuar individualisht (nje per nje) qe te pajisen me leternjoftime.
"Serialin" e polemikave e nisi dje Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se procesi i ardhshem zgjedhor eshte ne rrezik. "Nje e katerta e votuesve te listes potenciale te zgjedhesve ose rreth 1/3 e zgjedhesve te mundshem per te votuar nuk mund te votojne, sepse nuk kane nje prej dokumenteve identifikues qe kerkon kodi zgjedhor", argumentoi Xhafaj. Nga ana tjeter, nepermjet nje deklarate per shtyp, Ministria e Brendshme ka kundershtuar Partine Socialiste. Ajo eshte shprehur se procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike po ecen normalisht sipas te gjithe planifikimeve te parashikuara.
Perkunder deklarimeve te kesaj ministrie, deputeti socialist tha se qeveria po tregohet teresisht e paafte te mireorganizoje kete proces, "paaftesi te cilen po perpiqet ta mbuloje me deklarime e premtime demagogjike e mashtruese ndaj opinionit publik dhe partnereve nderkombetar lidhur me afatet e ketij procesi".
Kurse zyrtari i Ministrise se Brendshme foli me gjuhen e te dhenave kur tha se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit ka filluar dhe vazhdon normalisht ne Tirane, procesi ka filluar ne Durres, ne Shkoder, ne Elbasan, ne Lezhe, ne Korce, ne Kamze dhe ne Lushnje. "Ne fillimin e javes procesi fillon ne Fier, Vlore dhe Gjirokaster, cka perben mbulimin deri me tani te rreth 60 per qind te popullsise se vendit. Vetem ne Tirane kane aplikuar deri me tani 100 mije qytetare", ben te ditur Fatmir Konja. Ndersa socialisti Xhafaj eshte shprehur se Ministria e Brendshme ka bere publike se jane rreth 730 000 shtetas per te cilet eshte e nevojshme pajisja me leternjoftim elektronik dhe se ky proces do te jete detyrues per periudhen deri me 31 mars, date ne te cilen do te filloje aplikimi i sanksioneve per qytetaret qe nuk e kane plotesuar kete detyrim. Por, Ministria e Brendshme ne reagimin e saj tha se ne bashkepunim me te gjitha njesite e qeverisjes vendore ka realizuar njoftimin individual te te gjithe qytetareve qe nuk kane pasaporte, per te aplikuar te paret per leternjoftime elektronike.
Ne vijim te shqetesimit te selise roze, deputeti socialist, ka bere te ditur se partia e tij prapa ketij procesi shikon te fshehur nje skenar politik. Ne shohim me shqetesim se prapa ketij procesi te rrezikuar seriozisht fshihet nje skenar politik per ta deshtuar pajisjen me leternjoftim te shtetasve me qellim krijimin e mundesive per manipulim te procesit te ardhshem elektoral", shprehu shqetesimin Fatmir Xhafaj. Duke iu pergjigjur akuzave te Partise Socialiste, MB tha se "deshtaket tetevjecare te qeverisjes socialiste nuk do te munden te s'fumojne nje nga sukseset me te medha te qeverise Berisha, e cila u ofroi qytetareve shqiptare ate qe u kishte premtuar qe ne ditet e para te saj". Pajisja me karta identiteti per te gjithe qytetaret shqiptare eshte nje kusht i rendesishem per zhvillimin e zgjedhjeve te pergjithshme me 28 qershor.
KONJA PER PROCESIN
"Qeveria shqiptare ka ofruar per here te pare standardet me te larta te infrastruktures zgjedhore. Per here te pare sot ka nje regjister elektronik te shtetasve shqiptare. Per here te pare sot ka lista zgjedhesish pa dublikime. Per here te pare sot paraqiten listat paraprake kater muaj perpara zgjedhjeve. Per here te pare sot ka lista zgjedhesish me adrese te sakte te qendres se votimit", beri te ditur zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja.
XHAFAJ PER PROCESIN
"PS eshte e vendosur dhe e mireorganizuar per te mos lejuar asnje perpjekje qe synon manipulimin e procesit si dhe per te kontribuar realisht ne funksionimin normal te instrumenteve qe garantojne zgjedhje te lira dhe te ndershme si kusht percaktues per te ardhmen evropiane te vendit. Ne sot akuzojme si pergjegjesin kryesor politik e ligjor per kete situate te papranueshme kryeministrin e vendit", deklaroi socialisti, Fatmir Xhafaj.
SHQETESIMI
"Partia Socialiste veren me shqetesim se eshte Kryeministri ai qe po pengon kete proces ne menyre te qellimshme per te rikthyer endrren e tij te votimit me certifikatat qe ai i ka shume per zemer dhe ka mashtruar opinionin publik vendas dhe partneret nderkombetar per ecurine e procesit te shperndarjes se leternjoftimeve", shprehu shqetesimin Xhafa.
Qytetaret: S'jemi njoftuar per kartat
Duke marre shkas nga deklarata e Ministrise se Brendshme se ne bashkepunim me te gjitha njesite e qeverisjes vendore ka realizuar njoftimin individual te te gjithe qytetareve qe nuk kane pasaporte, per te aplikuar te paret per leternjoftime elektronike, te pyetur nga "Koha Jone", shume qytetare shqiptare mohojne te jene lajmeruar per te aplikuar. Ministria e Brendshme ka bere publike dite me pare se jane rreth 730000 shtetas per te cilet eshte e nevojshme pajisja me leternjoftim elektronik dhe se ky proces do te jete detyrues per periudhen deri me 31 mars, date ne te cilen do te filloje aplikimi i sanksioneve per qytetaret qe nuk e kane plotesuar kete detyrim.