Lendet me zgjedhje, 5 gjuhe te huaja
Maturantet e sivjetme nuk do te kene ne dispozicion te tyre vetem 3 gjuhe te huaja per te zgjedhur, por 5 te tilla. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, nje ndryshim tjeter ne favor te maturanteve, eshte qe sivjet ata do te mund te zgjedhin jo me vetem nje apo dy gjuhe te huaja midis lendeve me zgjedhje, por ne te pese gjuhet e huaja, qe jane pjese e programit te pergjithshem te arsimit parauniversitar, pra ne anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht apo spanjisht. Pak dite me pare, burime zyrtare te AVA-s njoftuan shtimin e lendes se italishtes ne grupin e lendeve me zgjedhje. Nje risi tjeter ka te beje me faktin qe gjate konkursit per te hyre ne shkollen e larte, maturantet do te kene mundesi te mbartin rezultatet e provimeve te meparshme. Nje provim i cili eshte dhene ne kushtet ligjore eshte nje provim i cili ka vlere gjithmone, qofte provim i detyruar, qofte provim me zgjedhje. Kete vit ka mundesi qe provimet e viteve te kaluara me detyrim apo me zgjedhje te mbarten dhe konkurruesit te futen vetem ne provimet e nevojshme per te realizuar kater provimet e duhura per t'u regjistruar ne arsimin e larte.