E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK: Ktheni tani, pronat e kishave dhe xhamive

Presidiumi i Konferences Evropiane te Kishave (KEK) ben apel per kthimin e vendeve te shenjta ne Shqiperi, duke perfshire objektet e te gjitha religjioneve ne vend. Ne mbledhjen e zhvilluar gjate javes qe u mbyll, Presidiumi i kerkoi zyrtarisht Qeverise shqiptare qe te marre pa qene ende vone, ne konsiderate, rikthimin e te gjitha vendeve te shenjta. Presidiumi i KEK, u mblodh per tre dite me radhe, ne manastirin e Shen Vlashit, Durres, i pritur nga Zevendespresidenti i KEK, Kryepeshkopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Anastasi.

Presidiumi ka shprehur kenaqesine per Marreveshjen zyrtare te Qeverise me komunitetet fetare dhe njohjen e rolit publik te feve ne shoqeri, ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise te vitit 1998. Megjithate, Presidiumi shpreh shqetesimin e tij qe edhe pas tetembedhjete vjetesh demokraci ende nuk iu jane kishave dhe komuniteteve te tjera fetare shume nga pronat e konfiskuara gjate komunizmit. "Kjo duhet te nxise Qeverine Shqiptare t'i kushtoje nje vemendje serioze kthimit te kesaj pasurie tek pronaret e ligjshem", - thuhet ne permbledhjen zyrtare te mbledhjes se zhvilluar. Gjithashtu, Presidiumi i kerkon Qeverise qe "te marre pa vonese ne konsiderate, rikthimin e te gjitha vendeve te shenjta - manastire, kisha, xhami, teqe - se bashku me tokat qe u perkasin, ne baze te fakteve qe ekzistojne ne protokollet zyrtare te bera ne kohen e konfiskimit".

KEK

Konferenca Evropiane e Kishave (KEK), permbledh rreth 120 kisha Ortodokse, Protestante, Anglikane dhe Katolike te Vjeter nga te gjitha vendet e Evropes, se bashku me 40 shoqata te asociuara. KEK u themelua ne vitin 1959 dhe ka zyra ne Gjeneve, Bruksel dhe Strasburg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›