E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder publikohet projekti i ri per liqenin

Nje fond prej 43 milione lekesh te reja do te beje qe rruga e njohur si ajo e Lulishtes te Vjeter te Pazarit apo si Rruga e Bexhistenit, do te jete krejt ndryshe. Ajo do te kthehet ne nje zone pedonale dhe me e gjere nga rruga aktuale. Sipas kryetares se KRRT-se se Bashkise Shkoder, Aida Shllaku, tashme projekti ka perfunduar dhe eshte duke u bere tenderimi i firmes qe te do kryeje punimet. Ndersa rruga pritet te behet e bukur, Liqeni nuk ka shume shpresa te pastrohet. "Nuk kemi fonde per te nderhyre. Ne 16 vjet u bene ndertime te shumta e pa kriter, ndersa ne molin e Liqenit perzihen ujerat e bardha me ato te zeza", thone burime nga Bashkia e Shkdores. Vetem pak metra larg pikes doganore te Vir Pazar-Shkoder e cila u inaugurua para disa ditesh nga ministrat e mjedisit te Shqiperise dhe te Malit te Zi, moli i Liqenit te Shkodres kundermon nga era e keqe. Pikerisht ne kete vend (ne hyrje te qytetit te Shkodres), ku priten te kalojne qindra turiste nga vende te ndryshme te botes, uji i liqenit eshte i ndotur nga derdhja e ujerave te zeza. Mbeturinat e ketyre ujerave qe notojne mbi siperfaqen e molit, qe rritet vazhdimisht per shkak te renies se vazhdueshme te nivelit te ujerave te ketij liqeni, prej vitesh eshte kthyer ne nje rrezik edhe per banoret per shkak te perhapjes se infeksioneve.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›