E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblimi, Kuvendi vendos sot se kush perfiton nga ish te perndjekurit

Deputetet do te debatojne sot ne seance plenare, per te zgjeruar apo jo rrethin e perfituesve nga statusi i te denuarit politik. Ne rendin e dites per diskutim dhe votim ne seancen e paradites, eshte nisma ligjore e mazhorances per te ndryshuar ligjin mbi statusin e ish te perndjekurve. Demokratet si dhe Ministria e Drejtesise, propozojne qe te zgjerohet rrethi i perfituesve dhe ne listen e personave qe duhet te demshperblehen, te jene dhe te denuarit pa gjyqe para vitit 1944, dhe ne rastet kur ish te denuarit nga sistemi nuk jetojne, demshperblimin ta marrin jo vetem bashkeshortja/i apo vajza/djali, por ne mungese te tyre dhe niperit apo mbesat. Por kjo nisme jo vetem qe nuk mbeshtetet nga opozita, por kritike eshte shprehur dhe Ministria e Financave, e cila ka barren e perballimit te fatures financiare, qe do te shtohet me miratimin e ketyre ndryshimeve. Debati do te ndizet, gjate diskutimeve nen per nen te projektligjit te mazhorances se djathte. Opozita deklaroi dy dite me pare, mospajtimin e saj me ndryshime te tilla. Sipas deputeteve socialiste, nuk duhet te lejohet qe ish-bashkepunetoret me okupatorin, te demshperblehen njesoj si ata persona qe kane vuajtur. Nderkohe qe nisma mbeshtetet fuqishem nga ish te perndjekurit. Sipas tyre, nje hap i tille duhet te ishte ndermarre kohe me pare, qe kur u diskutua projektligji ne Kuvend. Deri me sot, kjo kategori, nuk ka marre asnje lek, ne forme demshperblimi nga buxheti i shtetit, ndonese qe vitin qe shkoi, u nda nje fond i posacem per ta.

Milo: Demshperblimi i kolaboracionisteve, per fushate elektorale

Kryetari i Partise Demokracia Socialiste, Paskal Milo, deklaroi dje se demshperblimi i Berishes per kolaboracionistet e Luftes se Dyte Boterore, i sherben ketij te fundit per fushate elektorale. "Kolaboracionizmi i Luftes se Dyte Boterore eshte i denuar perfundimisht nga historia. Dhe nuk ka per ta ndihmuar mazhorancen aktuale , perkundrazi do ta damkose edhe nje here tjeter ne shtyllen e turpit, per kete gjest", theksoi Milo.

R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›