E Diel, 1 Nëntor 2026

Katari, bursa masteri, per studentet shqiptare

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje vizite ne Fondacionin e Katarit, ku u prit nga zevendes/presidenti dhe bordi drejtues i ketij Fondacioni. Ne fjalen e tij te mbajtur ne kete Fondacion, kryeministri Berisha i njohu te pranishmit me arritjet ne fushen e arsimit dhe prioritetin qe i ka dhene qeveria, zhvillimit te kesaj fushe ne Shqiperi. "Arsimi, eshte nder prioritetet e qeverise. Ne kemi dyfishuar buxhetin per arsimin, kemi rritur numrin e studenteve deri ne 150 mije, po vazhdon me sukses projektin per shtrirjen e internetit ne cdo shkolle etj", deklaroi kryeministri, duke shtuar se qeveria me reformat e saj, do te vazhdoje te rrise mbeshtetjen per arsimin. Nga ana e tij, zevendes/presidenti i Fondacionit u shpreh se ky fondacion eshte ne kerkim te mundesive per bashkepunim me Shqiperine dhe beri te ditur se do te jape disa bursa studimi, master pasuniversitare. Qatar Foundation eshte nje qender e madhe per edukim dhe kerkim shkencor, e cila ka dhene nje kontribut real jo vetem ne Katar, por ne mbare rajonin per zhvillimin e shkences, kultures dhe zhvillimin e komunitetit. Ajo eshte nje organizate joqeveritare e themeluar ne vitin 1995 nga Emiri i Katarit dhe lidershipin e kesaj organizate e ka zonja e tij, Sheikja Al Missned. Qatar Foundation eshte qendra me e njohur ne bote, e cila eshte e binjakezuar me 6 deget me te njohura te universiteteve amerikane, ne fushen e teknologjise se larte, te mjekesise, te jurisprudences, shkencave te komunikimit dhe gazetarise. Nderkohe, qe se shpejti pritet perurimi i Parkut te Shkences dhe Teknologjise ne brendesi te Fondacionit te Katarit qe eshte me i madhi ne bote dhe qe ka kushtuar 5 miliarde dollare. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›