E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova, kryeministri i Katarit me konfirmoi letren per Thacin"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se ishte i kenaqur, qe ne Katar gjeti mirekuptim per pavaresine e Kosoves, duke shpresuar ne nje njohje te shpejte te pavaresise nga ana e ketij vendi. Sipas tij, kryeministri i Katarit i kishte konfirmuar se ne nje leter drejtuar kryeministrit kosovar Thaci, parashtronte qendrimin e favorshem te Katarit ndaj Kosoves. Ne kete kuader sipas Berishes, ceshtja e njohjes se pavaresise se Kosoves nga ky shtet, eshte nje ceshtje kohe. Nga ana e tij, Berisha deklaroi se i kishte parashtruar autoriteteve te Katarit, problematiken dhe kontributin e madh qe ky vend mund te jape ne paqen dhe stabilitetin ne rajon, nepermjet njohjes se pavaresise se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›