KE, 1.5 milione euro per Shkollen e Policise
"Policia e Shtetit ka nje strukture e cila eshte ndertuar mbi bazen e standardeve nderkombetare, fale asistences se miqve dhe partnereve te Shqiperise", u shpreh sot ministri i Brendshem Bujar Nishani, ne ceremonine e perurimit te punimeve per ndertimin dhe rinovimin e Shkolles se Formimit Policor "Arben Zylyftari" ne Tirane. "Policia ka nje strukture qe i pergjigjet sfidave te misionit te saj, e cila nuk mund te quhej e kompletuar pa trajnimin e strukturave qe operojne ne te", tha ministri Nishani gjate ceremonise. Ai vleresoi asistencen financiare dhe profesionale te ofruar nga partneret nderkombetare. Ministri Nishani, vleresoi eksperiencen dhe bashkepunimin e misioneve te BE-se "PAMECA" dhe programin e Departamentit Amerikan "ICITAP",per ndihmen e dhene, dhe falenderoi vecanerisht ambasadorin e KE-se ne Tirane, Helmuth Lohan ,i pranishem ne kete ceremoni, per asistencen e vazhdueshme ne realizimin e ketij institucioni ne nivele te larta. "Ne po mbeshtesim me nje shume prej 1.5 milione euro dhe rendesine ka fakti qe policia shqiptare ,duhet te vije sa me afer standardeve," tha Lohan.
A. C
A. C