Dëmshpërblimi i pronarëve, Ligjet miratojnë sot fondin special
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë sot projektligjin “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Në mbledhjen e një jave më parë Komisioni i Ligjeve nuk mundi të miratonte këtë projektligj për shkak të mungesë së shpjegimeve nga Ministria e Financave lidhur me mënyrën e administrimit të fondit special. Në këtë mbledhje Komisioni i Ligjeve ka miratuar dhe një ndryshim në draftin e ardhur nga Ekzekutivi sipas të cilit pronaret që kanë fituar të drejtën e kompensimit financiar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nuk do të trajtohen vetëm për 200 metra katror siç edhe është vepruar deri më tani, por për të gjithë sipërfaqen që iu është njohur. Me qëllim që kompensimi fizik i ish-pronarëve të mbarojë brenda vitit 2015, i përcaktuar si afati i fundit për kryerjen e këtij procesi, mazhoranca e djathtë ka vendosur që të ndryshojë skemën e saj jo vetëm të realizimit të ardhurave, por edhe shpërndarjes së tyre. Kështu, kjo nevojë ka bërë të detyrueshme për Ekzekutivin që të përcaktojë një fond të veçantë special i cili do të krijohet dhe menaxhohet nëpërmjet një ligji të ri, i cili ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare. Krahas zgjerimit të gamës së burimeve që do të mbushin këtë buxhet të veçantë, drafti në fjalë duket se krijon mundësi që procesi i shpërndarjes së lekëve ish-pronarëve të mos kufizohet më me terma sasior dhe procedural siç edhe parashikon VKM-ja aktuale.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010