Intervista Lutaj: SHISH, ndërkombëtarët nuk lejuan ndryshimet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ndryshimet në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë për bazë vetëm interesa personale. Ndërkombëtarët e kanë ndjekur në vazhdimësi situatën dhe kur kanë parë këto ndërhyrje kanë reaguar. Kështu pohon ish-anëtari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Pirro Lutaj për “Ballkan”. Sipas tij Berisha që në konfirmimin e mandatit të dytë të Qeverisë së tij synoi të bënte këtë ndryshime madje një nga drejtoritë e SHISH synoi ta kalonte në varësi të Ministrisë së Brendshme por nuk ia arriti këtë falë reagimit në kohë të opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Zoti Lutaj si e vlerësoni nismën e fundit të Qeverisë për të bërë ndryshime në ligjin për “Shërbimin Informativ Shtetëror?
Ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për SHISH” në mënyrë të fshehtë dhe aspak transparente nga mazhoranca aktuale, duke pretenduar se nëpërmjet këtyre ndryshimeve, qartësohet më mirë detyra e Shërbimit për të ndihmuar agjencitë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, ose nevojën e ushtrimit të kontrollit në SHISH nga Kuvendi, janë një mashtrim i pastër për të fshehur qëllimin djallëzor të kahershëm të Kryeministrit Berisha, për të përgjuar e kontrolluar kundërshtarët politik, për të zbehur autoritetin e Presidentit të Republikës në emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të SHISH-it, si dhe për të kontrolluar të gjitha marrëdhëniet SHISH me partnerët, jo në interes të Sigurisë Kombëtare, por në interes të klientëve të tij dhe të familjes që na qeveris. Këto ndryshime bëhen vetëm për qëllime pista në interes të personazheve të tipit “Fazlliç” i njohur tashmë nga të gjithë shqiptarët.
Sipas draftit të mbërritur në Kuvend mandati i kryetarit bëhet 5 vjet. Si e konsideroni këtë gjë?
Në ndryshimet e ligjit ekzistues është shtuar një nen i posaçëm (Neni 5/1), i cili fillon me dobësimin e prerogativës së Presidentit të Republikës për emërimin e Kryetarit të SHISH, pasi kushtëzohet emërimi prej tij, i një kandidati të propozuar nga Kryeministri të miratuar më parë nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Parlament. Pra e kthen Presidentin e Republikës thjesht në një noter të kandidaturës që paraqet Kryeministri. Po kështu në vazhdim të këtij neni të shtuar përcaktohet edhe mandati 5 vjeçar i Kryetarit të SHISH. Kjo zbulon qartë synimet e Kryeministrit aktual për zëvendësimin e Kryetarit aktual të SHISH zotit Bahri Shaqiri, i cili është një person i vlerësuar për punë të përgjegjshme dhe cilësore në krye të SHISH, nga të gjithë faktorët ndërkombëtar, por edhe nga Parlamenti dhe vet Kryeministri.
Një tjetër ndryshim që përfshihet në këtë draft të ri është dhe bashkëpunimi me shërbimet informative të vendeve të huaja.....
Ndryshimet e parashikuara në nenin 3 pika d dhe nenin 9 paragrafi 3, ku përcaktohen kufizime të veprimtarisë së SHISH, për grumbullimin dhe konsumimin e të dhënave që bëjnë fjalë për shërbime informative të vendeve të huaja, është ndoshta elementi më i pa kuptimte dhe mjaft i rrezikshëm që parashikohet në këto ndryshime, pasi Kryeministri i lejon vetes të drejta që bien ndesh me parimet kushtetuese të veprimtarisë së një shërbimi informativ. Po kështu nëpërmjet këtyre ndryshimeve Kryeministri bëhet personi i cili vë nën kontroll të plotë gjithë veprimtarin e SHISH, jo për interesa të rritjes së elementeve të sigurisë kombëtare, por për interesa te personave të veçantë biznesmenë e trafikantë të lidhur me familjen kryeministrore.
Ndryshimet në ligjin e SHISH kanë sjell dhe reagimin e ndërkombëtarëve. Ambasada amerikane në vendin tonë por dhe kreu i delegacionit të KE-së, Helmut Lohan e kanë përcjellë publikisht shqetësimin e tyre. Pse mendoni se kaq ardhur ky reagim?
Të gjithë duhet ta kuptojmë se në institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë edhe SHISH, prej disa vitesh janë bërë investime të rëndësishme qoftë nga pikëpamja organizative e funksionale, qoftë nga pikëpamja e burimeve njerëzore. Një gjë e tillë në SHISH ka dhënë rezultate mjafte pozitive të cilat siç e theksova më lart janë të vlerësuara nga opinioni shqiptar dhe specialistët e shërbimeve homologe që e njohin mirë funksionimin e SHISH në Shqipëri. Është kjo arsyeja e reagimeve të tyre, të cilat natyrshëm kanë qenë në sinkron me reagimet e forta të opozitës lidhur me këto ndryshime.
Pritet që ligji të diskutohej këtë të premte në Komisionin e Ligjeve ku do të zhvillohej dhe një seancë dëgjimore me kreun aktual të SHISH çka nuk është bërë. Mendoni se kjo mund të jetë një farë tërheqje e mazhorancës apo thjesht çështjet teknike, siç kanë qenë shpjegimet e mazhorancës, kanë çuan në mosrealizimin e kësaj seance dëgjimore?
Mazhoranca aktuale, nismën për ndërhyrje në ligjin për SHISH nuk e ka një nismë të re, përkundrazi është një mendim i hershëm i saj, madje që në ditët e para të konfirmimit si mazhorancë u shpreh qartë tendenca e Kryeministrit Berisha për të ndërhyrë në SHISH, duke larguar prej andej një drejtori të rëndësishme të cilën synonte tia bashkëngjiste Ministrisë Brendshme, gjë që nuk e realizoi dot për shkak të reagimeve të opozitës dhe të ndërkombëtarëve që e monitorojnë në mënyrë permanente veprimtarinë e SHISH në vendin tonë. Sigurisht, edhe tërheqja aktuale e mazhorancës e ka bazën në këto reagime.
Sipas jush a ka nevojë për ndryshime ligji aktual i SHISH?Nëse po çfarë ndryshime mendoni se duhet të bëhen, ka PS një projekt-draft alternativë?
Mendoj se iniciativat për ndryshimin e ligjeve nuk duhet të merren apriori por pas analizave të hollësishme për efektet pozitive dhe negative që ka pasur ky ligj gjatë aplikimit ne praktikë. Nëse nuk do të bëhet kjo ne do të vazhdojmë të ndeshemi me ligje absurde dhe të pazbatueshme të cilat gjate kësaj mazhorance përbëjnë një numër rekord rastesh, të cilat janë goditur nga Gjykata Kushtetuese.
Bisedoi: Suela Topi
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010