Dëmshpërblimi, mashtrim me tragjedinë e Gërdecit
Skandal gjatë vlerësimeve të
dëmeve për bizneset pri
vate që u prekën nga
shpërthimi i 15 marsit në fshatin
Gërdec, në periferi të Tiranës.
Rreth 10 vlerësues nga Drejtoria
e Tatimeve në Tiranë, Enti
Kombëtar i Banesave dhe dega
e ALUIZNI-t janë denoncuar në
prokurori nga Policia e Tiranës,
e cila prej disa javësh filloi një
riverifikim të të gjitha vlerësimeve
të nëpunësve të shtetit.
Burime nga akuza kryeqytetase
thanë se gjatë dhjetë ditëve do
të vendosin nëse do të fillojnë
ose jo hetimet ndaj ekspertëve
që bënë vlerësimin e dëmit financiar
të shpërthimit të Gërdecit
nën akuzën e manipulimit
të faturës ekonomike të tragjedisë.
Sektori i krimit ekonomik
në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
i ka përcjellë dje prokurorisë
dosjen me prova për të hetuar
më tej mashtrimin që shoqëroi
tragjedinë e 15 marsit.
Dosja është depozituar në zyrën
e kallëzimeve në pritje të kalimit
te njësia antikorrupsion.
Denoncimi nga
subjektet private
Në këmbim të një vlerësimi
më të lartë, ekspertët e Tatimeve
dhe ALUIZNI-t, sipas Policisë së
Tiranës, përfitonin një ryshfet të
majmë. Metodat speciale të
hetimit kanë mundësuar evidentimin
e dhjetëra rasteve, ku
nëpunësit e dyshuar për korrupsion
bënin "pazare" me subjektet
private për vlerësim më të
madh sesa vlera reale e dëmeve
që u shkaktuan nga tragjedia e
Gërdecit. Por në disa raste, në
momentin që subjektet private
nuk jepnin ryshfet, vlerësimi
bëhej më i ulët. Burime nga sektori
i krimit ekonomik në Policinë
e Tiranës thanë dje se pas përfundimit
të vlerësimit të dëmeve nga
nëpunësit e autorizuar nga shteti,
në Bashkinë e Vorës janë depozituar
dhjetëra ankesa nga
subjekte private për mosvlerësim
real të aktivitetit të tyre.
Në lojë është futur policia, ku
specialistë të saj kanë mundësuar
një rivlerësim real, ndërsa
oficerët e policisë gjyqësore kanë
marrë deklarimet e pronarëve të
firmave private. Nga informacionet
e grumbulluara u arrit të dokumentohej
se ekspertët shtetërorë
kanë abuzuar me
detyrën dhe si pasojë i kanë shkaktuar
një dëm të konsiderueshëm.
Ndaj tyre është
kryer kallëzimi penal, ndërsa
pritet që në ditët në vijim të japin
shpjegime në organin e akuzës.
Organi i akuzës tha dje pasdite se
ka regjistruar kallëzimin penal
dhe nga materialet e policisë rezulton
se ka një diferencë të konsiderueshme
mes vlerësimit të
parë dhe atij të bërë nga ekspertët
e kontaktuar nga policia.
Në fakt tendencat e manipulimit
me faturat e dëmeve u vunë re
që ditën e parë të punës së ekspertëve
të qeverisë, kur disa biznesmenë
denoncuan faktin se
ekspertët i kishin kërkuar para
nën dorë në mënyrë që të faturonin
vlerën e dëmit më të madh
se sa vlera reale.
Verifikime edhe
për banesat
Policia e Tiranës konfirmoi dje
se krahas subjekteve private po
verifikohen edhe vlerësimi i
banesave të shkatërruara pas
shpërthimit të 15 marsit. Dyshohet
se vlerësuesit e Bashkisë së
Vorës, Prefekturës dhe ALUIZNI-
t kanë abuzuar duke kryer
vlerësime fiktive, në këmbim të
ryshfeteve, ndërsa në rastin që
nuk përfitonin ryshfet, kanë
kryer një vlerësim të ulët. Banesat
që janë shkatërruar pjesërisht
dhe kanë të njëjtat dëme, do
të krahasohen nga ekspertët e
policisë. Nëse rezulton se janë
kryer vlerësime të ndryshme,
nëpunësit do të përballen me
sanksione ligjore. Gjithsesi burimet
thanë se duhet një kohë
relativisht më e gjatë e verifikimit
të të gjitha pretendimeve të banorëve,
pasi pjesa më e madhe e
të prekurve nga tragjedia pretendojnë
se shteti ka kryer një
vlerësim jo fiktiv të të gjitha
dëmeve. Por policia deklaron se
hetimi është shumë i vështirë,
pasi do të merren dorë më dorë
rreth 4000 dosje të të gjitha shtëpive.
Grupet e punës, për çdo
banesë të verifikuar në terren,
kanë hartuar dhe mbajtur procesverbal.
Procesverbali përmban
të dhëna të sakta, duke
specifikuar sipërfaqen e dëmtuar
në metër katror me çmimin e
përafërt të sipërfaqes. Procesverbalet
janë shoqëruar edhe
me fotografi dixhitale të objektit
dhe pjesëve të dëmtuara të tij.
dëmeve për bizneset pri
vate që u prekën nga
shpërthimi i 15 marsit në fshatin
Gërdec, në periferi të Tiranës.
Rreth 10 vlerësues nga Drejtoria
e Tatimeve në Tiranë, Enti
Kombëtar i Banesave dhe dega
e ALUIZNI-t janë denoncuar në
prokurori nga Policia e Tiranës,
e cila prej disa javësh filloi një
riverifikim të të gjitha vlerësimeve
të nëpunësve të shtetit.
Burime nga akuza kryeqytetase
thanë se gjatë dhjetë ditëve do
të vendosin nëse do të fillojnë
ose jo hetimet ndaj ekspertëve
që bënë vlerësimin e dëmit financiar
të shpërthimit të Gërdecit
nën akuzën e manipulimit
të faturës ekonomike të tragjedisë.
Sektori i krimit ekonomik
në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
i ka përcjellë dje prokurorisë
dosjen me prova për të hetuar
më tej mashtrimin që shoqëroi
tragjedinë e 15 marsit.
Dosja është depozituar në zyrën
e kallëzimeve në pritje të kalimit
te njësia antikorrupsion.
Denoncimi nga
subjektet private
Në këmbim të një vlerësimi
më të lartë, ekspertët e Tatimeve
dhe ALUIZNI-t, sipas Policisë së
Tiranës, përfitonin një ryshfet të
majmë. Metodat speciale të
hetimit kanë mundësuar evidentimin
e dhjetëra rasteve, ku
nëpunësit e dyshuar për korrupsion
bënin "pazare" me subjektet
private për vlerësim më të
madh sesa vlera reale e dëmeve
që u shkaktuan nga tragjedia e
Gërdecit. Por në disa raste, në
momentin që subjektet private
nuk jepnin ryshfet, vlerësimi
bëhej më i ulët. Burime nga sektori
i krimit ekonomik në Policinë
e Tiranës thanë dje se pas përfundimit
të vlerësimit të dëmeve nga
nëpunësit e autorizuar nga shteti,
në Bashkinë e Vorës janë depozituar
dhjetëra ankesa nga
subjekte private për mosvlerësim
real të aktivitetit të tyre.
Në lojë është futur policia, ku
specialistë të saj kanë mundësuar
një rivlerësim real, ndërsa
oficerët e policisë gjyqësore kanë
marrë deklarimet e pronarëve të
firmave private. Nga informacionet
e grumbulluara u arrit të dokumentohej
se ekspertët shtetërorë
kanë abuzuar me
detyrën dhe si pasojë i kanë shkaktuar
një dëm të konsiderueshëm.
Ndaj tyre është
kryer kallëzimi penal, ndërsa
pritet që në ditët në vijim të japin
shpjegime në organin e akuzës.
Organi i akuzës tha dje pasdite se
ka regjistruar kallëzimin penal
dhe nga materialet e policisë rezulton
se ka një diferencë të konsiderueshme
mes vlerësimit të
parë dhe atij të bërë nga ekspertët
e kontaktuar nga policia.
Në fakt tendencat e manipulimit
me faturat e dëmeve u vunë re
që ditën e parë të punës së ekspertëve
të qeverisë, kur disa biznesmenë
denoncuan faktin se
ekspertët i kishin kërkuar para
nën dorë në mënyrë që të faturonin
vlerën e dëmit më të madh
se sa vlera reale.
Verifikime edhe
për banesat
Policia e Tiranës konfirmoi dje
se krahas subjekteve private po
verifikohen edhe vlerësimi i
banesave të shkatërruara pas
shpërthimit të 15 marsit. Dyshohet
se vlerësuesit e Bashkisë së
Vorës, Prefekturës dhe ALUIZNI-
t kanë abuzuar duke kryer
vlerësime fiktive, në këmbim të
ryshfeteve, ndërsa në rastin që
nuk përfitonin ryshfet, kanë
kryer një vlerësim të ulët. Banesat
që janë shkatërruar pjesërisht
dhe kanë të njëjtat dëme, do
të krahasohen nga ekspertët e
policisë. Nëse rezulton se janë
kryer vlerësime të ndryshme,
nëpunësit do të përballen me
sanksione ligjore. Gjithsesi burimet
thanë se duhet një kohë
relativisht më e gjatë e verifikimit
të të gjitha pretendimeve të banorëve,
pasi pjesa më e madhe e
të prekurve nga tragjedia pretendojnë
se shteti ka kryer një
vlerësim jo fiktiv të të gjitha
dëmeve. Por policia deklaron se
hetimi është shumë i vështirë,
pasi do të merren dorë më dorë
rreth 4000 dosje të të gjitha shtëpive.
Grupet e punës, për çdo
banesë të verifikuar në terren,
kanë hartuar dhe mbajtur procesverbal.
Procesverbali përmban
të dhëna të sakta, duke
specifikuar sipërfaqen e dëmtuar
në metër katror me çmimin e
përafërt të sipërfaqes. Procesverbalet
janë shoqëruar edhe
me fotografi dixhitale të objektit
dhe pjesëve të dëmtuara të tij.