E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimi për të përndjekurit, MF: Çertifikatë, pas 26 marsit 2012

Të gjithë ish të përndjekurit politik me moshë mbi 65 vjec dhe qe jetojne, të cilët bazuar në ligj bëhen pjesë e shpërndarjes së këstit të dytë të demshperblimit per ish te denuarit, do t`u duhet të dorëzojnë pranë sektorit të pagesave nje certifikate lindjeje (personale) te leshuar pas dates 26 mars 2012. Në një njoftim për mediat Ministria e Financave sqaron:

“Njoftojme te gjithe ish te denuarit politik me moshe mbi 65 vjec dhe qe jetojne, te cilet ne zbatim te v.k.m nr.419, date 14.04.2011, “Per miratimin e afateve dhe te skemes se shperndarjes se fondeve te demshperblimit per ish te denuarit politike te regjimit komunist” perfitojne kestin e dyte me radhe perparesie, te dorezojne prane sektorit te pagesave dhe demshperblimeve, nje certifikate lindjeje (personale) te leshuar pas dates 26 mars 2012. Per cdo sqarim ju mund te kontaktoni me numrin e tel: +04 2366160, cel 0682284556, 0682583601”-përfundon njoftimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›