Dëmshpërblimi për të përndjekurit ngec, institucionet shtetërore, pengesë
Të përndjekurit e regjimit komunist nuk kanë mundur të marrin paratë e premtuara si dëmshpërblim, ndonëse qeverisa u zotua ta bëjë këtë gjë dhe madje përcaktoi edhe fondin. Fushata e qeverisë me paratë e ish-të përndjekurve politikë ka mbetur në një pikë kyçe, teksa vetë të dëmtuarit i janë kthyer kundër. Problem për këtë gjë, sipas tyre, është Ministria e Drejtësisë. Sipas Shoqatës Kombëtare të ish-të-Përndjekurve Politikë, vetëm 300 persona kanë përfituar nga dëmshpërblimi financiar, ndërkohë që pjesa tjetër nuk pritet në zyrat e dikasterit të drejtësisë. Pak ditë më parë, Adem Allçi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të ish-të-Përndjekurve Politikë, tha se ata i kërkojnë kryeministrit të Shqipërisë të vërë dorë në këto institucione, te ministri i Drejtësisë etj., në mënyrë që ata të mund të marrin paratë.