E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Xhekson, për këngëtarin është gjithmonë karnavale



Majkëll Xhekson tashmë është mësuar me maskat dhe veshjet e çuditshme të cilat fshehin pamjen e tij të jashtme. Tendencën e tij megjithatë ka filluar ta reflektojë edhe te fëmijët e tij. Familja është fotografuar ditët e fundit gjatë një pasditeje të dedikuar blerjeve. Përbri këngëtarit, me maskën e zakonshme, ishin edhe tre fëmijët, edhe ata me fytyrë të mbuluar për të shmangur objektivin e fotografëve. Babai i tyre ka menduar se një maskë e bardhë kirurgjikale si e tija mund të ishte shumë e trishtueshme për fëmijët dhe kështu ka menduar që ata të vendosnin maska shumëngjyrëshe karnavalesh. Në sy binte stili venecian plot stil dhe në linjë të plotë me veshjet interesante të zgjedhura nga këngëtari. Karnavalet kanë kohë që kanë kaluar por në familjen Xhekson duket se nuk e ka kuptuar askush.

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›