Tri mesazhet kërcënuese ndaj drejtorit të bankës
Përshëndetje zonjë, mos
i tregoni njeriu për këtë
mesazh, vetëm burrit
tuaj. Nëse bëni ndonjë gabim do
të vrasim ose ju, ose bashkëshortin
tuaj ose vajzën tuaj të bukur.
Mos merrni në telefon vetëm
dërgoni mesazhe, kështu në rast
se nuk na jepni 85.000 euro deri
nesër atëherë kini kujdes. Mos
njoftoni policinë, edhe unë jam
polic. Pas një ore më dërgoni një
mesazh dhe më thoni çfarë keni
vendosur". Teksti i mësipërm nuk
është ndonjë skenar i mundshëm
filmi, as lojë, por pjesë e një
dosje të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda, e cila akuzon Lulëzim
Makishtin se ka kërcënuar
bashkëshorten e drejtorit të një
banke të huaj në Tiranë. Pas këtij
mesazhi 29-vjeçari i ka dërguar
edhe dy mesazhe të tjera. Mesazhi
i dytë: "Mos bëni lojëra, ne
i shohim të gjitha lëvizjet tuaja".
Dhe në fund, në momentin që
policia është futur në lojë, kërcënuesi
shkruan në mesazhin e
tretë se: "Keni bërë një gabim të
madh, kini kujdes tani e prapa".
Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka dërguar në gjyq Lulëzim Makishtin,
i biri i Abdurahimit dhe i
Esmasë. Ai akuzohet për kryerjen
e veprës penale të "Shtrëngimit
me ane të kanosjes". Prokuroria
ka regjistruar procedimin penal
nr. 17 të vitit 2009, në ngarkim të
të pandehurit Lulëzim Makishti.
Procedimi penal ka filluar në
bazë të kallëzimit penal të bërë
nga ana e shtetasit egjiptian,
Ehab Saad. Prokuroria deklaron
se në bazë të këtij kallëzimi, shtetasi
egjiptian, drejtori i një banke
të huaj në Tiranë, shpjegon se më
datë 24 shkurt 2009 në telefonin
e bashkëshortes së tij e quajtur,
Amal Read, kanë ardhur tri mesazhe
nga një numër celular. Sipas
prokurorisë, nga përmbajtja
e këtyre mesazheve del se ndaj
familjes së tij është drejtuar një
kërcënim për jetën e pjesëtarëve
të familjes i kushtëzuar me dhënien
e një shume parash prej 85
mijë euro.
Nga të dhënat e marra nga
kompanitë telefonike rezulton
se mesazhi kërcënues është nisur
nga një aparat telefoni, i cili është
përdorur vetëm nga i pandehuri
Lulëzim Makishti me disa numra
të tjerë telefoni. Mesazhet kanë
ardhur në numrit e telefonit,
që i përket shtetases egjiptiane,
Amal Read. Sipas prokurorisë
mesazhet kanë shkuar në gjuhën
angleze.
i tregoni njeriu për këtë
mesazh, vetëm burrit
tuaj. Nëse bëni ndonjë gabim do
të vrasim ose ju, ose bashkëshortin
tuaj ose vajzën tuaj të bukur.
Mos merrni në telefon vetëm
dërgoni mesazhe, kështu në rast
se nuk na jepni 85.000 euro deri
nesër atëherë kini kujdes. Mos
njoftoni policinë, edhe unë jam
polic. Pas një ore më dërgoni një
mesazh dhe më thoni çfarë keni
vendosur". Teksti i mësipërm nuk
është ndonjë skenar i mundshëm
filmi, as lojë, por pjesë e një
dosje të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda, e cila akuzon Lulëzim
Makishtin se ka kërcënuar
bashkëshorten e drejtorit të një
banke të huaj në Tiranë. Pas këtij
mesazhi 29-vjeçari i ka dërguar
edhe dy mesazhe të tjera. Mesazhi
i dytë: "Mos bëni lojëra, ne
i shohim të gjitha lëvizjet tuaja".
Dhe në fund, në momentin që
policia është futur në lojë, kërcënuesi
shkruan në mesazhin e
tretë se: "Keni bërë një gabim të
madh, kini kujdes tani e prapa".
Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka dërguar në gjyq Lulëzim Makishtin,
i biri i Abdurahimit dhe i
Esmasë. Ai akuzohet për kryerjen
e veprës penale të "Shtrëngimit
me ane të kanosjes". Prokuroria
ka regjistruar procedimin penal
nr. 17 të vitit 2009, në ngarkim të
të pandehurit Lulëzim Makishti.
Procedimi penal ka filluar në
bazë të kallëzimit penal të bërë
nga ana e shtetasit egjiptian,
Ehab Saad. Prokuroria deklaron
se në bazë të këtij kallëzimi, shtetasi
egjiptian, drejtori i një banke
të huaj në Tiranë, shpjegon se më
datë 24 shkurt 2009 në telefonin
e bashkëshortes së tij e quajtur,
Amal Read, kanë ardhur tri mesazhe
nga një numër celular. Sipas
prokurorisë, nga përmbajtja
e këtyre mesazheve del se ndaj
familjes së tij është drejtuar një
kërcënim për jetën e pjesëtarëve
të familjes i kushtëzuar me dhënien
e një shume parash prej 85
mijë euro.
Nga të dhënat e marra nga
kompanitë telefonike rezulton
se mesazhi kërcënues është nisur
nga një aparat telefoni, i cili është
përdorur vetëm nga i pandehuri
Lulëzim Makishti me disa numra
të tjerë telefoni. Mesazhet kanë
ardhur në numrit e telefonit,
që i përket shtetases egjiptiane,
Amal Read. Sipas prokurorisë
mesazhet kanë shkuar në gjuhën
angleze.