E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtime në aksin Rrëshen- Kalimash

KUKES- Sërish dëmtime në autostradën e re Durrës-Kukës. Këtë herë autostrada ka pësuar dëmtime në pjesën Rrëshën-Kalimash, ku sipas korrespodentit tonë ka një ulje të bazamentit të tokës së autostradës.Gjatësia e dëmtimeve arrin deri në 200 metra në total, cka përbën rrezik për mjetet që qarkullojnë. Mësohet se autostrada ka pësuar dëmtime pak ditë më parë në dy pjesë të saj por në të njëjtën korsi, njëra në afërsi të Rrepsit dhe tjetra në afërsi të fshatit Gziq. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm në një korsi, pasi tjetra është bllokuar si pasojë e dëmtimeve, ndërsa janë vendosur tabela paralajmëruese.Pak kohë më parë Neës24 transmetoi pamje të carjeve që kishte pësuar autostrada në pjesën Kukës-Morinë, carje të cilat arrinin në disa centrimetra thellësi dhe gjërësi.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›