Greqi, përmbytje të mëdha në Kretë
ATHINë- Përmbytjet e mëdha në ishullin grek të Kretës shkaktuan bllokim të trafikut, ndërsa zjarrfikësit në disa raste shpëtuan njerëz të bllokuar në makinat e tyre, që i kishte marrë rrjedha e ujit, ndërkohë që një person rezulton i humbur, njoftoi media greke. ''Edhe sot, në prefekturën e Retimnos vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur, makina e të cilit ishte e mbuluar nga ujërat. Një adoleshent, i cili gjendej në të njëjtën makinë u shpëtua nga zjarrfikësit'', shtoi media greke. Në prefekturën Iraklion, pjesëtarët e shërbimit për gjendje të jashtëzakonshme kanë shpëtuar dy persona nga një makinë si edhe një polic, automjeti patrullues i të cilit ishte përmbysur nga ujërat. Shërbimet zjarrfikëse kanë marrë më shumë se 200 telefonata qytetarësh, të cilët kanë kërkuar ndihmë. Një pjesë e madhe e ishullit grek me orë të tëra ishte pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik. Reshjet e shiut shkaktuan edhe rrëshqitje të tokës duke bllokuar disa rrugë. (e.n/ata/BalkanWeb)